Opoja.net

Taulant Kolloni jep shënja pozitive për shërimin e tij, tashmë ndodhët në Gjermani

Aktuale Opoja
Taulant Kolloni jep shënja pozitive për shërimin e tij, tashmë ndodhët në Gjermani

Pas një trajtimi dy mujorë në spitalin e Prishtinës dhe të Shkupit. Me ndihmën që iu ofruan të gjithë Taulantit tashmë ka arritur në Gjermani ku do të vazhdojë trajtimin për shërimin e tij. Lajmi që na banë të gjithë të gëzuar është se Taulanti ka dhënë shënja pozitive për shërimin e tij, ka treguar një familjar i Taulantit për Opoja.net-in.

Ky është mesazhi i plotë nga familja Kolloni:

Të dashur familjar, miq, shok e kolege. Ju njoftojmë se fal Allahut dhe ndihmës suaj të pa kursyer, vëllau ynë Taulant Kolloni sot ka mberritur në Gjermani, ku do të rehabilitohet për disa muaj atje, në një Klinik Rehabilituese.

Pas një trajtimi dy mujor, në spitalin e Prishtinës dhe të Shkupit, Taulanti ka filluar të jap shënja pozitive, gjë që na ka rritur shpresat se me ndihmen e Zotit Taulanti do t’ia del kësaj sfide.

Ne si familjar, u jemi falenderues pa fund, për ndihmen që na keni ofruar, qoftë në menyrën financiare por edhe ate morale! Lusim Zotin që t’iu bekoj e ruaj te gjithë juve, që na u gjendët pran në momentet me të veshtira. Falenderojmë nga zemra edhe ekipen e Repartit Intenziv te QKUK-se dhe atë të spitalit të Shkupit, për punën e mrekullueshme që kane bërë.

Ndërsa, ju lusim që edhe më tej të luteni për Taulantin, ngase përpara kemi një rrugë të gjatë deri në shërimin e plotë të Taulantit. U jemi shumë mirënjohes, Përzemërsisht familja Kolloni. /Opoja.net/

Loading...

Mos i humb

Ndërron jetë profesori prizrenas Nexhmedin Ramadani

Opoja.net

Bora mbulon Opojën

Opoja.net

Sot mot me diell, por ftohtë

Opoja.net

4 Familje nga Durrësi vendosen në një shtëpi në Brezne të Dragashit

Opoja.net

Dragashi për Durrësin, aksioni vazhdoni përseri me kërkesë të bamirësve

Opoja.net

Dragash: Akuzohet se për sulm në oborr të xhamisë, dënohet me 150 euro gjobë

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net