Opoja.net

Të dhënat e fundit për vendkalimet kufitare – edhe pse jo të gjata, pritjet vazhdojnë në Merdare

Kosova
Të dhënat e fundit për vendkalimet kufitare – edhe pse jo të gjata, pritjet vazhdojnë në Merdare

Është duke vazhduar edhe sot pritja e mërgimtarëve në vendkalimet kufitare dhe për të dalë nga territori i Kosovës përmes pikës kufitare Merdare duhet pritur deri një orë e gjysmë.

Kjo pasi që kolonat në dalje janë deri në 400 metra, kurse hyrja duke shfrytëzuar këtë pikë mund të bëhet deri në 15 minuta.

SUPER OFERTË NGA HOTEL ARXHENA

Ndërrimi i viteve nën bardhësinë e bjeshkëve të Sharrit

SHIKO OFERTAT

 

Kolona janë krijuar edhe në dy pikat tjera kufitare që bëjnë lidhjen mes Kosovës dhe Serbisë tek Dheu i Bardhë dhe në Jarinjë, transmeton Telegrafi.

Sipas të dhënave të fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar të publikuar në ora 11:00, vendkalimet tjera janë të lira.

Gjithashtu, Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar njofton shoferët se të gjitha rrugët që shpijnë në vendkalime kufitare janë të kalueshme.

Për të përcjellur gjendjen në kohë reale në të gjitha vendkalimet kufitare të Kosovës me vendet fqinje klikoni në faqen e Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar. /Telegrafi/

Rrëfimi i ish ushtares së UÇK-së nga Lezi i Prizrenit, Gjylsere Berisha

Opoja.net

Ministria e Financave ekzekuton pagesa masive për rimëkëmbjen ekonomike

Kushtrim Guraj

Shteti furnizohet me material për letërnjoftim e pasaporta

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net