Opoja.net

Të dielën akrepat kthehen një orë mbrapa

Kosova
Të dielën akrepat kthehen një orë mbrapa

Ndryshimi i orës këtë vjeshtë do të bëhet të dielën e fundit të tetorit (30), kur në orën 03:00 (sipas orës sonë) akrepat e orës do të shkojnë në 02:00. Nga kjo ditë të gjithë do të kenë zyrtarisht një orë më shumë për gjumë.

Ndryshimi i orës më parë në Europë ka qenë jo i njëtrajtshëm, por ajo filloi të përgjithësohej nga viti 1974, pas krizës së parë të naftës, kur disa vende vendosën të çojnë përpara orën në mënyrë që të shfrytëzonin më shumë dritën e diellit dhe të konsumonin më pak energji elektrike.

Si ligj europian ndryshimi i orës në Europë u vendos në vitin 1981 dhe është rinovuar çdo katër vjet . Norma europiane vendosi në mënyrë të qëndrueshme datat e fillimit të periudhës së orës së verës (kur ora shkon një orë përpara) dhe përfundimin e saj (kur ora shkon një orë pas ), që tani respektivisht janë e diela e fundit e marsit dhe e diela e fundit e tetorit.

Kur mund të tërhiqen paratë? Flasin nga Trusti

Opoja.net

OKB-ja kërkon 35 miliardë dollarë për mbështetje financiare për vitin 2021

Kushtrim Guraj

Mblidhet Komisioni për Buxhet, tentimi i radhës për miratimin e Projektligjit për Rimëkëmbje

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net