Ar-restohen të dyshuarit për vje-dhje në Bresanë!

Opoja.net Opoja.net Kronika Opoja

Dy personat që dyshohet të jenë përfshirë në një vjedhje në fshatin Bresanë të Dragashit, e cila kishte ndodhur të hënën, sot janë arrestuar.

Lajmin e ka bërë me dije Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, duke e cilësuar këtë si vjedhje e rëndë. “Hetuesit policorë, pas një pune hetimore të njësiteve relevante, kanë arritur t’i identifikojnë dhe t’i arrestojnë dy persona të dyshuar (SH. Q. dhe H. H.), të cilët dyshohet të kenë kryer veprën penale ‘vjedhje e rëndë’.

Personat, tashmë të arrestuar, dyshohet të jenë përfshirë në dy raste të ndodhura më 4 shkurt 2019, në fshatin Brodosanë të Dragashit, ku të njëjtit kanë depërtuar në shtëpitë e viktimave dhe, në mënyrë të paligjshme, kanë arritur të marrin gjësende të ndryshme, si: tri unaza të argjendtë, katër krahore që mendohet se janë të arit, tre brisqe të prodhimit zviceran dhe dy telefona celularë.

Vlera e përgjithshme e gjërave të vjedhura është e konsiderueshme”, thuhet në njoftimin e policisë, duke shtuar se me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme procedurale, duke përfshirë intervistimin e personave të dyshuar, ku pas intervistimit rasti ka kaluar në procedurë të rregullt, pasi që të dyshuarit janë persona të mitur. /Radio Sharri – Dragash/

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-