Opoja.net

Të fshehtat e Pogradecit (Video)

Shqipëria
Të fshehtat e Pogradecit (Video)

Në bregun e Liqenit të Ohrit panorama nuk le hapësirë për koment. Por ajri ndihet menjëherë që është ndryshe.

Përgjatë rrugës që të çon në Pogradec, tashmë gjiret e vogla për plazhe janë pakësuar dukshëm.

Pogradeci vazhdon të mbetet një qytet pa hyrje, por Liqeni i Dritës është ai që merr të gjithë vëmendjen.

Në mëngjes peshkatarët e kanë mbyllur punën, por rrallë hasim ndonjë që pastron rrjetën e vogël, dhe peshkon për mbijetesë.

“Cironkat janë pakësuar se gjuhet pa kriter”, shprehet Arian Rushiti, peshkatar.

Pogradecin e vizitojmë në pjesën  e traditës. Lagja e vjetër e burimeve, ose “Topleci” ka një kulturë më shumë se 200-vjeçare. Këtu ka jetuar Mitrush Kuteli dhe Lasgush Poradeci. Por edhe mund të shohësh njëkohësisht në një pamje kishë e xhami.

Fjetja e Shën Mërisë, me një arkitekturë bizantine ka jetëgjatësi prej 1813 dhe deri në 1967. Më pas ajo u kthye në ofiçinë dhe e rifitoi funksionin e saj pas viteve 90.

Menjëherë qyteti të fton në turizëm. “Amfibtour” është mjeti 60-vjeçar i përshtatur për guidën e Pogradecit.

“Ka ardhur nga Rusia. Ne e kemi privatizuar, e kemi restauruar për gati 4 vite, e kemi përshtatur”, thotë Sokol Krasniqi.

“Nëse do të më jepej mundësia do ta vizitoja këtë vend 3 herë në vit. Ajri, pastërtia, njerëzit janë të gjitha të mirat. Liqeni është shumë i bukur”, shprehet një pushuese.

Aleksandër Filipi shoqëron turistët për guidën turistikë të Pogradecit dhe ndan me ne atraksionet e shumta.

“Monumentet e natyrës dhe të kulturës në rrethin e Pogradecit janë të shumta, mjafton që ato të bëhen evidente dhe që të ketë një orientim më të madh për turistët në këtë vend”, shprehet Filipi.

Loading...

Mos i humb

Shqipëri: 80 mijë persona të diagnostikuar me diabet

Opoja.net

Shqipëria përsëri goditet nga një tërmet

Opoja.net

Sërish tërmet: Lëkundje të forta godasin Shqipërinë, magnituda 4

Opoja.net

105 të plagosur nga tërmetet në Shqipëri, tre në gjendje serioze

Opoja.net

Vazhdojnë tërmetet pas mesnate, Shqipëria goditet edhe tri herë

Opoja.net

Tërmetet në Shqipëri, shkon në 25 numri i të lënduarve

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net