Opoja.net

Të gjithë po i postojnë avatarët e tyre në Facebook – Si ta krijoni ju një për vete?

Teknologji
Të gjithë po i postojnë avatarët e tyre në Facebook – Si ta krijoni ju një për vete?

A po i shihni fytyrat e vizatuara të miqve dhe familjarëve tuaj nëpër Facebook? Rrjeti social ka lëshuar në përdorim veçorinë e tij më të re: avatarët. Falë karantinës dhe kohës së madhe që po kalohet në rrjete sociale, njerëzit kanë filluar të krijojnë dhe publikojnë avatarët e tyre. Por, çfarë janë këta avatarë? Si ta bëni një? Njëjtë sikur Bitmoji, këta avatarë të Facebook, sapo të krijohen, mund të vendosen në çdo koment apo të përdoren në çdo bisedë në Messenger, transmeton Gazeta Express. Për ta krijuar një avatar, së pari duhet të bëni disa zgjedhje – si ngjyrën e flokëve, të lëkurës, formën e syve, të hundës, llojin e qerpikëve, syzet, kapelat dhe gardërobën. Ia vlen ta provoni! Si ta krijoni? Shkoni në aplikacionin e Faceboook në telefon. Ndoshta e keni vërejtur butonin “your avatar” kur dikush poston avatarin e tij. Nëse nuk e keni parë ende, shkoni në një postim në Facebook sikur dëshironi të komentoni në të. Më pas klikoni në hapësirën për ikona dhe emoji, gjejeni ikonën ngjyrë vjollcë me gjuhë jashtë dhe klikoni në të. Dhe ja, jeni gati për të krijuar avatarin tuaj, bazuar në atë se si dukeni. Procedura me foto: The post Të gjithë po i postojnë avatarët e tyre në Facebook – Si ta krijoni ju një për vete? appeared first on Gazeta Express.,

Loading...

Mos i humb

Gaming Van Kosova, furgoni lëvizës me lojëra të ndryshme të PlayStation (VIDEO)

Opoja.net

Astronautët nisen drejt orbitës nga toka amerikane

Opoja.net

Shumë investime në fushën e IT-së, pak efiçencë (VIDEO)

Opoja.net

SpaceX: Astronautët e NASA-s pritet të tentojnë sërish nisjen në hapësirë

Opoja.net

Fluturimi i Space X shtyhet për shkak të motit (VIDEO)

Opoja.net

Mbyllja e fabrikës së Nissanit në Barcelonë përcillet me protesta (VIDEO)

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net