Të pakënaqur me bankat, qindra kosovarë dorëzojnë ankesa gjatë pandemisë

Kosova
Të pakënaqur me bankat, qindra kosovarë dorëzojnë ankesa gjatë pandemisë

Kosovarët të pakënaqur me bankat, qindra ankesa i dorëzuan gjatë pandemisë.

Në adresë të Bankës Qendrore të Kosovës kanë shkuar gjithsej 755 ankesa të konsumatorëve kosovarë ndaj bankave komerciale në vend, vetëm prej muajit janar të këtij viti e deri më tani. Këto ankesa lidhen direkt me disa shkelje të rregullave apo masave të vëna nga niveli qendror për bankat komerciale ndaj konsumatorëve në kohë pandemie.

“Gjatë periudhës së këtij vitit Banka Qendrore përkatësisht Divizioni i Ankesave ka shqyrtuar 755 ankesa ndaj Bankave Komerciale”, thonë nga BQK-ja.
Buletini Ekonomik mëson se një numër i madh i ankesave që janë bërë ndaj bankave komerciale në vend, lidhen me moszbatimin e masave të Qeverisë nga bankat për suspendimin e kamatave ndaj klientëve.

Mirëpo, në pyetjet rreth ndëshkimit të këtyre bankave, BQK-ja nuk ka japur ndonjë të dhënë të caktuar se sa bankave deri më tani u janë shqiptuar gjoba për shkeljet e bëra, e as vlerën e gjobave të shqiptuara.

“Banka Qendrore e Republikës së Kosovës bazuar në legjislacionin në fuqi adreson shkeljet e evidentuara sikurse tek bankat e edhe tek institucionet tjera financiare që licencon, rregullon dhe mbikëqyrë. Varësisht prej peshës së shkeljes, ndjeshmërisë, ndikimin në sektor, etj., merren edhe masat ndëshkimore administrative”, ishte përgjigjja nga BQK-ja.

Rrëfehet burri shqiptar me dy gra e shtatë fëmijë: Të dyja i dua shumë, pa dallim

Opoja.net

Dell rrëfen se si u bë Jahjaga Presidente dhe si reaguan Thaçi, Mustafa dhe Pacolli

Opoja.net

​Marrëveshja finale me Serbinë vështirë e arritshme gjatë këtij viti

Opoja.net

‘Dora e shtetit’ pritet të zbres edhe në Veri të Kosovës, paralajmërohen bizneset

Opoja.net

Zëvendëskryeministri Selmanaj reagon pas aksionit të mbrëmshëm në Karaçevë

Opoja.net

Përfundon aksioni i Njësisë Speciale në Karaçevë, 17 policë të prangosur

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net