Temperaturat e larta, shtohet numri i pacientëve në qendrat shëndetësore (Video)

Kosova

Rritja e temperaturave, ka rritur edhe numrin e pacientëve të cilët po kërkojnë ndihmë mjekësore.

Doktoresha e mjekësisë familjare, Nesrie Paqarada thotë për RTV Dukagjinin, se rastet më të shpeshta janë me helmim, ndërkaq grupmoshat më të prekura janë fëmijët dhe moshat e shtyera.

“Vërehet rritja e numrit të pacientëve në këto ditë të nxehta. Shumica e rasteve kanë qenë helmime me ushqime. Këto helmime vijnë si rezultat i temperaturave të larta, dhe kontaminimit që këto temperatura u shkaktojnë ushqimeve”, është shprehur Nesrie Paqarada.

Rastet me probleme shëndetësore nga temperaturat e larta janë shtuar edhe në emergjencë.

Drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Basri Lenjani bën apel që qytetarët të marrin masa mbrojtëse, veçanërisht ata që kanë sëmundje kronike.

“Në këto ditë të nxehta, kemi pas mbipopullim me pacientë që kanë kërkuar shërbime urgjente shëndetësore”, ka deklaruar Lenjani, i cili u ka dhënë edhe disa këshilla personave të ndjeshëm, përcjell Telegrafi.

“Këshillojmë personat e ndjeshëm që të evitojnë ekspozimin direkt në diell nga ora 11:00 – 17:00, dhe të konsumojnë ushqime të rekomanduara nga mjekët”.

Sipas ekspertëve shëndetësorë, numri i pacientëve me probleme shëndetësore nga temperaturat e larta, pritet të rritet edhe më shumë gjatë javëve të ardhshme./Telegrafi/

Prokuroria nis hetimet për tre drejtorë të Komunës së Prizrenit

Opoja.net

Sot mbahet ankandi i letrave me vlerë

Kushtrim Guraj

Eliot Engel më 28 tetor do jetë pjesë e një tryeze të rrumbullakët për Kosovën

Kushtrim Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net