Opoja.net

Tërmeti me magnitudë 6.4 la 117 persona të vdekur në këtë vend, u burgosën arkitektë e investitorë

Kuriozitete
Tërmeti me magnitudë 6.4 la 117 persona të vdekur në këtë vend, u burgosën arkitektë e investitorë

6 shkurtin e vitit 2016, një tërmet i fuqishëm, i magnitudës 6.4 goditi Tajvanin. Kjo ishte lëkundje më e fuqishme që regjistrohej në këtë territor që prej vitit 1999; ajo shkaktoi 117 të vdekur e 550 të plagosur.

Tre ditë pas sizmës së madhe, autoritetet tajvaneze i hodhën prangat dy arkitektëve dhe ndërtuesit të kompleksi apartamentesh, I cili u dëmtua rëndë nga lëkundjet e forta të tokës, duke shënuar vetëm aty, me dhjetëra viktima.
Arrestimet u bënë me argumentin e neglizhencës profesionale, që çoi në humbje jetësh dhe lëndime. Kulla 17 katëshe Golden Dragon, e ndërtuar nga kompania Ëei-guan u shemb duke zënë njerëzit brenda.

Hetuesit zbuluan atëherë, nga sa shkruante Wall Street Journal, në ndërtimin e strukturës ishte përdorur vetëm gjysma e numrit të kolonave të parashikuara në projekt, çka minonte ndjeshëm aftësinë e godinës për t`i bërë ballë tërmeteve të forta. Edhe pse pati edhe ndërtesa të tjera të dëmtuara në atë kohë, kulla Golden Dragon ishte e vetmja që u rrëzua plotësisht.

“Sistemi strukturor i godinës ishte shumë i dobët”, tha asokohe për Reuters Sheen Mau-song, anëtar i Shoqatës vendase të Inxhinierëve.

“Kishte pak kolona mbajtëse, ato ishin shumë të shpërndara, dhe materialet e përdorura për ndërtimin nuk ishin shumë cilësore”, qe shprehur ai.

Prokurorët dhe zyrtarët vendor nisën të hetojnë edhe praktikat e biznesit të ndërtuesit Lin Ming-hui, duke zbuluar në fund se ai e kishte kthyer në rutinë ndryshimin e emrit, dhe hapjen apo mbylljen e kompanive, çka dëshmonte qartë përpjekjet për të mbuluar veprimet abuzive./Front Online/

Loading...

Mos i humb

Shitet në Gjermani Golf 2-shi që ka të kaluara vetëm 30 km për 30 vjet

Opoja.net

Emri Muhamed hyn në mesin e 10 emrave të parë te foshnjat në SHBA

Opoja.net

Dhjetë pyetjet më të zakonshme në një intervistë pune

Opoja.net

Siguroi domenin .gov duke pretenduar se është kryetari i një qyteti, rreziku nga ky veprim mund të ishte shumë i madh

Opoja.net

Fakte interesante rreth e-maileve të punës

Opoja.net

Çfarë është inteligjenca dhe si matet?

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net