Opoja.net

Testi i coronavirusit kushton 35 euro, mikrobiologu kosovar tregon si bëhet ai

Kosova
Testi i coronavirusit kushton 35 euro, mikrobiologu kosovar tregon si bëhet ai

Drejtori i Departamentit të Mikrobiologjisë, Xhevat Jakupi, tregon si është një ditë pune në laboratorin ku testohen rastet për coronavirus. Ai thotë se koha e punës në këtë laborator është nga ora 8:00 deri në 20:00.

Laboratori i vetëm i cili kryen testet për coronavirus në Kosovë, punon edhe më gjatë në varësi të situatës.

Mikrobiologu thotë se në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare punojnë shtatë profesionistë, përcjell Telegrafi.

Ai shprehet se për momentin kanë pajisje të mjaftueshme pasi kanë huazuar aparate të ngjashme edhe nga institucionet tjera.

“Aparatura për momentin është e mjaftueshme por varet nga numri i mostrave që do të na vijnë ditët në vijim”, tha ai për RTV Dukagjinin.

Jakupi thotë se testimet e personave nuk po bëhen pa u shfaqur simptoma, pasi sipas tij virusit i nevojiten disa ditë për të shfaqur rezultat.

Ai thotë se paraqitja e menjëhershme e personave që kanë pasur kontakte me pacientët e prekur me virus mund të mos tregojë rezultatin dhe kështu nuk do të jepej rezultat i saktë.

Mikrobiologu ka folur edhe për numrin e testeve që po bëhen në Kosovë. Ai thotë se një procedurë e tillë është mjaft e kushtueshme dhe varet sa para do të ndajë shteti për të blerë më shumë teste.

“Një testim kushton 30-35 euro. Nëse ka mijëra raste, do të duhet shumë më tepër fonde se sa që janë ndarë tani”.

Jakupi megjithatë thotë se Kosova qëndron mirë në këtë shifër testuese krahasuar me vendet e Evropës juglindore dhe sipas tij.

Në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare deri më tani janë testuar gjithsej 604 mostra të dyshimta në virusin COVID-19 dhe prej tyre, gjithsej tridhjetë e pesë (35) raste kanë rezultuar pozitive./Telegrafi/

Loading...

Mos i humb

Arrijnë 7 mijë teste të reja për koronavirus

Opoja.net

Nesër fillon llogaritja verore e kohës

Opoja.net

Ndryshon orari i lëvizjes, pas orës 17:00 ndalohet qarkullimi

Opoja.net

Kushtetuta imponon zgjedhje ose Qeveri nga LVV-ja

Opoja.net

Rrëzohet Qeveria Kurti (Video)

Opoja.net

Kurti: Qeveria vazhdon punën pavarësisht veprimeve të Thaçit

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net