Opoja.net

Testi i Maturës me më pak nxënës dhe respektim më të mirë të masave anti-Covid

Kosova
Testi i Maturës me më pak nxënës dhe respektim më të mirë të masave anti-Covid

Për rreth 8300 nxënës që e kanë paraqitur testin e Maturës Shtetërore 2020 për afatin e dytë, po mbajnë testin në 84 qendra të testimit në gjithë Kosovën.

Afatit të dytë në provimin e Maturës Shtetërore, në gjimnazin “Sami Frashëri”, në Prishtinë u janë nënshtruar 77 nxënës.

Në hyrje të shkollës atyre u është matur temperatura, përderisa klasat kanë qen të pajisura me dezinfektues dhe masa të tjera për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Drejtori i gjimnazit “Sami Frashëri”, Fetah Fejzullahu, tha se kanë bërë të gjitha përgatitjet për mbajtjen e testit.

Derisa ka theksuar se në të gjitha klasat janë të vendosur vetëm nga 11 nxënës.

“Siç e dini sot pjesa e dytë e testit të maturës mbahet në Republikën e Kosovës. Në gjimnazin “Sami Frashëri”, 77 nxënës i nënshtrohen testit…Në orën 10 ka filluar shpërndarja e testeve, tash të shohim mbarëvajtjen…Nga fillimi i procesit mësimor përgatitjet kanë qenë të gjitha, kështu që ne vetëm i kemi pasur listat, i kemi përgatit klasat, ku mbi 11 vet nuk janë nëpër klasë, mjetet dezinfektuese janë dhe vetëm i urojmë sukses”, ka thënë ai.

Komisioni Shtetëror i Maturës ka bërë të ditur se në procesin e testit të maturës, janë të angazhuar 252 komisionerë, 900 administrues dhe 84 mbikëqyrës.

Këta janë ministrat që shpenzuan përtej limiteve për dreka e darka zyrtare

Kushtrim Guraj

Të hënën pritet të bie borë, këto janë temperaturat e javës së ardhshme

Opoja.net

QKUK e konfirmon vdekjen e 29 vjeçares shtatzëne nga koronavirusi, ishte nga komuna e Prizrenit

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net