Opoja.net
Meka Mish

Tetari i FSK-së fiton vendin e dytë në Garën Ushtarake Ndërkombëtare në Kroaci

Në mesin e pjesëmarrësve nga 13 shtete të botës, garues të Garës Ushtarake Ndërkombëtare në Republikën e Kroacisë, ushtaraku i Forcës së Sigurisë të Kosovës, tetar Liridon Selimi (Kompania e Operacioneve Civile) zuri vendin e dytë, duke u renditur pas ushtarakut rumun, rreshter Mera Dorel Silviu, si dhe duke lënë pas ushtarin amerikan William Hennesy.

Konkursi i këtij viti është organizuar nga Komanda e Trajnim dhe Doktrinës “Fran Krsto Frankopan” të Ushtrisë Tokësore kroate.

Sipas njoftimit për media, konkurrentët dhe pretendentët nga tri kategori, një total prej 146 ushtarakësh, kanë zotëruar gjatësinë e përcaktuar të garës prej 40 kilometrave, në kazermën “Josip Joviq”, si dhe fushën e Krbava-s.

Gara u zhvillua në fazën kualifikuese, pra gjuajtja kualifikuese me armë, që u mbajt më 9 maj si dhe gara kryesore ku sipas planit duhej të kalohej distanca prej 40 kilometrash, më 12 stacione punuese dhe 8 pika kontrolli.

Në njoftim thuhet se, stacionet punuese në të cilat u sfiduan ushtarakët garues ishin: navigimi, hedhja e granatës, poligoni i kalitjes, gjuajtje me VHS D2 (automatik), gjuajtje me HS – 9 (pistoletë), gjetja e lokacionit në hartë, identifikimi dhe kontrolli i personit, ndihma e parë në fushëbetejë, gjuajtja me AT-4 (antitank), kalimi i zonave të minuara dhe kontaminuara, kalimi i lumit mbi litarë dhe thirrje për zjarr indirekt.

Kosova, përkatësisht ushtria e saj, në Garën Ushtarake Ndërkombëtare në Republikën e Kroacisë u përfaqësua nga dy ushtarakë të rinj, rreshter Lorik Ramaj dhe tetar Liridon Selimi, ku ky i fundit tregoi sukses të madh në garë duke fituar vendin e dytë. /Telegrafi/

Gjiganti

Mos i humb

Thaçi: Të bashkohemi për dënimin e gjenocidit të Serbisë

Opoja.net

Gashi në Berlin: Kosova e përkushtuar në bashkëpunim rajonal në fushën e rinisë

Opoja.net

Kosovari i verbër, lexues entuziast i Kur’anit

Opoja.net

Përfaqësuesit e Preshevës: Bashkimi me Kosovën, e vetmja zgjidhje

Opoja.net

Kontingjenti i Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtrimin e NATO-s “Immediate Response-19”

Opoja.net

Rreth gjashtë muaj nga vendosja e taksës – eksporti i produkteve serbe në Kosovë ka rënë prej 98.2 për qind

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net