Opoja.net

Tetë gjëra që nuk duhet asnjëherë t`i kërkoni përmes Google

Tetë gjëra që nuk duhet asnjëherë t`i kërkoni përmes Google

Google është motori më i përdorur i kërkimit në botë, mirëpo disa gjëra thjeshtë nuk duhet kërkuar përmes Google.  

Sipas revistës britanike, Indy100.com, gjërat që asnjëherë nuk do të duhej t`i kërkonit në Google gjenden në listën si më poshtë dhe në çdo rast kjo listë do t’ju ndihmojë.

  1. Fournier

Ndërkohë që ky është mbiemri i basketbollistit të NBA-së, Evan Fournier, ju nuk do të duhej ta kërkoni në google pa e shkruar edhe emrin para tij. Mbiemri i tij është një fjalë e vjetër frënge që e ka kuptimin e bukëpjekësit, por gjithashtu është edhe emërtim për një lloj gangrene që prek organet gjenitale. 

  1. Krokodil

Duket se flasim për një kafshë, por gjithashtu ky emër ka të bëjë edhe me Desomorphinen, një derivat morfine me veti të fuqishme dehëse, e cila u përdor si zëvendësim i heroinës në Rusi dhe Ukrainë. Ky ilaç mund ta përvlojë lëkurën, të shkaktojë infeksione indore dhe dëmtime të ndryshme në vendin e injektimit. Njihet si një ilaç që ha mishin, dhe e ka marrë emrin nga fakti që lëkura e një të varuri duket si një krokodil.

  1. Ushqimin e preferuar

Nuk ka asgjë të neveritshme këtu. Thjeshtë do të jeni të uritur kur ti shikoni fotot perfekte të ushqimeve.

  1. Google

Duke kërkuar google në Google veç sa do ta gjeni veten vetën tuaj duke u sjellë në një qark të pafund. Sa herë kërkoni google, do t’iu paraqitet Google. 

  1. E-mail adresën tënde

Mund të tmerroheni nga fati se ku e keni vënë e-mmail adresën tuaj. Nëse shqetësoheni se jeni hakuar, atëherë këtë gjë mund ta kontrolloni në webfaqen haveibeenpwned.com

  1. Iktioza e Arlekinit (Harlequin ichthyosis)

Është një sëmundje e rëndë gjenetike në të cilën fëmijët lindin me lëkurë të mbështjellë me copa të bardha të lëkurës midis të cilave ka çarje. Për shkak të çarjeve, lëkura e tyre është më e ndjeshme ndaj infeksioneve dhe ka nevojë për kujdes të vazhdueshëm. Sëmundja dikur ishte vdekjeprurëse, por me përmirësimin e kujdesit neonatal, numri i të mbijetuarve po rritet. 

  1. Simptomat tuaja

Ka shumë faqe në internet që specializohen në përmbajtje të gjendjes shëndetësore dhe, natyrisht, shumica e tyre nuk menaxhohen nga profesionistë të mjekësisë. Kërkimi për simptoma tuaja në Google nuk do t’ju ndihmojë. Krejt e kundërta – kjo do t’ju bëjë të ndiheni më keq dhe në panik. Nëse keni ndonjë lloj problemi shëndetësor, mos kërko në Google. Në vend të kësaj caktoni një vizitë te një mjek. 

  1. Mushkëritë tuaja

Shumë prej nesh pimë duhan, dhe herë pas here mendojmë për dëmin që sjell pirja e duhanit, veçanërisht në mushkëritë tona. Interneti është përplot me imazhe të mushkërive anormale të duhanpirësve të cilat ju mund t’i merrni shumë seriozisht dhe të tmerroheni. Sigurisht, ju do të provoni ta shikoni këtë gjë nëse keni nevojë për një motivim të fortë për të lënë duhanin, megjithatë do të ishte më mirë të mos e bëni një gjë të tillë.

Kush e sollën kompjuterin e parë në Bresanë ?

Opoja.net

Volkswagen ndryshon emrin e degës në SHBA

Kushtrim Guraj

Presion mbi krerët e teknologjisë për të kontrolluar lajmet e rreme

Kushtrim Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net