Opoja.net

Thaçi, konferencë për media

Kosova
Thaçi, konferencë për media

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi sot, në ora 18:00 do të mbajë një konferencë për media ku pritet të sqarohet pozicioni i tij përballë deklaratave të sekretarit të NATO-s dhe Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), në Kosovë lidhur me Projektligjin për FSK-në që mundëson transformimin e FSK-së në ushtri.

Pas iniciativës së djeshme të presidentit të Kosovës për transformimin e misionit të FSK-së, sot ka reaguar sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Stoltenberg përmes një deklarate bëri të ditur se ka biseduar me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, dhe kryeministrin Isa Mustafa dhe ka shpreh kundërshtimet për të shndërruar FSK-në në Ushtri, pa ndryshimin e Kushtetutës.

Menjëherë pas NATO-s ka reaguar edhe Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë.

Përmes një deklarate për media thuhet se SHBA-të janë të shqetësuar për ndryshimin e mandatit të FSK-së, pa amendamentimin e Kushtetutës. /Opoja.net

Loading...

Mos i humb

Ndalet tregtia Kosovë – Serbi

Opoja.net

Parashikimi i motit për sot

Opoja.net

Disa nga masat që duhet respektuar në momentin që fillojnë udhëtimet me avion

Opoja.net

Në Prizren, ​54 raste aktive me coronavirus, 32 persona presin rezultatet gjatë ditës

Opoja.net

Raporti i UNDP: Qytetarët më së shumti të kënaqur me punën e Vjosa Osmanit, Albin Kurti në vendin e dytë

Opoja.net

Qytetarët, shumë të pakënaqur me drejtimin politik të vendit

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net