Opoja.net

Thaçi: Liberalizimi i vizave, hap i natyrshëm

Kosova
Thaçi: Liberalizimi i vizave, hap i natyrshëm

Liberalizimi i vizave për Kosovën do vijë shpejtë, pasi është një hap i natyrshëm. Kështu tha sot presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pasi priti në takim Sekretarin francez të Shtetit për Çështje Evropiane, Harlem Désir, si dhe Ministrin e Shtetit gjerman për Evropë, Michael Roth.

Thaçi ka falënderuar përfaqësuesit e Francës dhe Gjermanisë për përkrahjen e vazhdueshme për Kosovën, duke thënë se sukseset e Kosovës “i kemi arritur së bashku” dhe se tani Kosova është faktor stabiliteti në rajon, njofton Zyra për informim e Presidencës.

Sekretari Désir u shpreh se Kosova ka shënuar suksese të dukshme dhe se BE-ja tani do të punojë me tërë rajonin për të ndihmuar në procesin e integrimit në familjen evropiane.

“Po përgatitemi për Samitin e Parisit, si vazhdim i Procesit të Berlinit, që është konfirmim i përkrahjes së BE-së për rajonin”, u shpreh sekretari Désir.

Kurse, ministri Roth tha se vizita në rajon e këtij delegacioni të lartë ka për qëllim të tregojë se Gjermania dhe Franca vazhdojnë të punojnë së bashku që t’i tregojnë Ballkanit Perëndimor se nuk do të lihet anash.

“Përkundër krizave me të cilat ballafaqohet BE, ne nuk ju harrojmë”, ka thënë ministri Roth.

Presidenti Thaçi u shpreh se Samiti në Paris është konfirmim i kësaj përkrahjeje dhe e këtij bashkëpunimi.

Duke folur për zhvillimet në Kosovë, presidenti Thaçi tha se institucionet e Kosovës po hyjnë në një fazë të stabilitetit dhe tashmë është instaluar bindja që dialogu është rruga e vetme.

Shpejtim Bulliqi i LVV-së fiton pa balotazh

Opoja.net

Zemaj nuk e përjashton mbylljen totale të vendit – vendimi të hënën

Opoja.net

Universiteti i Oxfordit rendit Kosovën të parën për masat që mori, por nuk ndikoi në uljen e të infektuarve

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net