Opoja.net
Meka Mish

Thaçi: Të bashkohemi për dënimin e gjenocidit të Serbisë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se sot është koha që të gjithë pa dallime politike, institucione dhe shoqëri të jemi të bashkuar në dënimin e gjenocidit të Serbisë dhe askush të mos bëhet pjesë e mohimit të krimeve.

Thaçi i bëri këto komente në akademinë përkujtimore për Enver Dugollin, ku njoftoi se si president i vendit ka marrë vendim që Enver Topalli të nderohet heroi i Kosovës në 20 vjetorin e rënies së tij.

Ai tha se Enver Dogolli me kohë ishte i fuqishëm për nevojën e bashkimit të forcave politike të të gjitha grupeve apo lëvizjeve dhe për këtë arsye ai qëndron në botën e jashtme për t’u kthyer përsëri në Kosovë që të forcojë organizimin e grupeve të tilla atdhetare.

Sipas tij, fatkeqësisht më 19 maj 1999, Enver Topalli vritet në burgun e Dubravës.

“Sot duke kujtuar Enver Topallin kujtojmë të gjithë të burgosurit që u vranë, u plagosën dhe u keqtrajtuan në burgun e Dubravës. Krimi i kryer në Dubravë hynë në radhën e akteve më të rënda që shteti i Serbisë ka kryer në Kosovë gjatë vitit 1999 por edhe më herët. Kemi parë këto ditë në Kosovë si po kujtohen krimet, masakrat, djegiet, aktet e shfarosjes dhe spastrimit etnik, deri në përmasat e gjenocidit serb por askush edhe pas 20 vitet nga urdhërdhënësit dhe ekzekutorët e këtyre krimeve nuk doli para drejtësisë ndërkombëtare apo vendore, prandaj me të drejt Kuvendi i Kosovës ditë më parë me të drejt nxorri rezolutën që dënon gjenocidin e Serbisë në Kosovë. Kjo ishte përgjigja më e mirë e institucioneve të Republikës së Kosovës për pretenduesit e mohimeve të krimeve dhe gjenocidit që ka kryer direkt shteti i Serbisë, prandaj sot përsëri është koha që të gjithë pa dallime , si politikë, institucione, shoqëri të jemi të bashkuar në dënimin e gjenocidit të Serbisë dhe askush të mos bëhet pjesë e këtij dënimi apo mohimi të krimeve“, tha Thaçi.

Presidenti Thaçi njoftoi edhe për vendimin që ka marrë për atdhetarin Enver Topallit.

“Duke marrë parasysh kontributin e madh dhe të vazhdueshëm të veprimtarit, atdhetarit Enver Topalli, idealin për të cilin u burgos, qëndresën dhe sakrificën e tij, si president i vendit kam marrë vendim që Enver Topalli të nderohet heroi i Kosovës në 20 vjetorin e rënies së tij“, tha ai.

Erlind Topalli, djali i heroit Enver Topallit, tha se krenaria e familjes është edhe krenaria e shokëve dhe bashkëluftëtarëve.

“Ne babain tonë e njohëm vetëm si prind, ndërsa, të gjithë ju e kishin njohur më shumë, si veprimtar të paepur të çështjes kombëtare. Zëri i babë Enverit ishte i lartë e i pa kursyer që ishte gjallë sikundër edhe tani jehona e frymës dhe emrit të tij. I dashur baba, i bekuar për atdheun, në mes ne dhe këtij t’i zgjodhe atdheun që ne të gëzojmë lirinë, sepse vet e ke thënë portreti im, është portreti i atdheut”, tha ai.

Kurse, Ram Buja në fjalën tematike në këtë akademi, dha një biografi të gjerë të Enver Topallit, që nga fëmijëria, duke thënë se tërë jetën e tij e pati në shërbim të atdheut.

“Enveri me shok parathënës e pasues nuk rreshti për asnjë qastë për të ardhur tek dita dhe ora e UÇK-së dhe për habi, ditën kur ai vendosi të bashkëngjitet edhe fizikisht ndaj kësaj kreatorë dhe strukture luftarake për të cilën kishte punuar aq shumë, arrestohet nga policia armike për të mos u kthyer më në mesin e popullit të tij, njerëzit e tij të familjes, shokët e tij aktiv të vdekshëm e të pa vdekshëm, ai kësaj radhe zgjodhi këta të dytët, të pavdekshmit, të përjetësuarit, prometët e kombit dhe atdheut“, tha ai.

Rama tha se Enveri u përjetësua me vulën e lirisë./kp/

Mos i humb

Kosova dhe Turqia me marrëveshje për forcimin e sistemit shëndetësor

Opoja.net

Fillon fushata për vende të shëndetshme të punës

Opoja.net

Moti sot në Kosovë

Opoja.net

Kosova sivjet pret rendimente më të ulëta të grurit (Video)

Opoja.net

S’ka heqje të vizave as gjatë Presidencës finlandeze

Opoja.net

Fillim-java me shi, nga e premtja mot me diell

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net