Opoja.net

Thellohet kriza e grurit në Kosovë

Gruri vendor po i mungon tregut edhe pse toka e plleshme bujqësore nuk mungon. Një ndër arsyet e këtij deficiti janë edhe kushtet e pavolitshme atmosferike vitin që shkoi, përfshirë edhe mungesën e reshjeve atmosferike që mbizotëroi gjatë vjeshtës.

Ani pse vlerësohet të jetë kulturë strategjike, gruri megjithatë nuk po kultivohet mjaftueshëm nga bujqit kosovarë. Ani pse Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR) thotë se të mbjellat vjeshtore në 30 komuna arrijnë 50 mijë hektarë, të kundërtën e thonë bujqit.

Isuf Cikaqi, drejtor i departamentit të Politikave Bujqësore në MBPZhR, thotë se në vjeshtën e vitit që lamë pas, për shkak të kushteve klimatike fermerët e kanë pasur të pamundur të bëjnë përgatitjen e tokës për të mbjellë grurin.

Ai thotë se meqenëse ka ikur afati optimal, grurë është mbjellë edhe në dhjetor, por që edhe në këtë mënyrë nuk është arritur të sigurohet sasia e nevojshme.Cikaqi thekson se në vitin 2018, bujqit kosovarë kishin mbjellë rreth 74 mijë hektarë grurë, prej të cilave janë korrur 73 mijë.

Frutat Dhe Perimet Më Të Pasura Me Hekur

Opoja.net

AUV konfirmon: Gripi i shpezëve prezent në Kosovë

Opoja.net

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë publikon masat për parandalimin e përhapjes së gripit të shpezëve

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net