Opoja.net

Tifozët e Arsenalit kërkojnë që Xhakës t’i merret shiriti i kapitenit

Sport

Tifozët e Arsenalit nuk e kanë pritur aspak mirë gjestin e Granit Xhakës në momentin e zëvendësimit në ndeshjen ndaj Crystal Palace.

Trajneri Unai Emery vendosi ta zëvendësonte mesfushorin shqiptar në minutën e 61-të të takimit, edhe pse ai kishte asistuar në golin e parë, ndërsa ky vendim i gëzoi të pranishmit në tribunat e Emirates Stadium.

Ata filluan brohoritjet kur u dëgjua emri i Xhakës për zëvendësim dhe pastaj nisën ta fishkëllenin atë teksa largohej. As 27-vjeçari nuk qëndroi i heshtur, por i shau tifozët, hoqi me shpejtësi fanellën dhe u largua.

(Foto: Alex Morton/Getty Images/Guliver)

Emery e ka kritikuar për këtë veprim duke thënë se mesfushori kishte bërë gabim të madh me reagimin e tij.

Ndërsa në rrjetet sociale kanë shpërthyer komentet e tifozëve të Arsenalit, të cilët kërkojnë që Xhakës t’i merret shiriti i kapitenit. Në komentet e shumta, ata thonë që presin që klubi të veprojë brenda 24 orëve të ardhshme për ndëshkimin e lojtarit.

Mos i humb

Xhaka afër kalimit te Milani

Opoja.net

Challandes publikon listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjet me Çekinë dhe Anglinë

Opoja.net

Agjenti Lala dhe drejtori sportiv i Werderit flasin për të ardhmen e Rashicës

Opoja.net

Edon Zhegrova, lojtari më i mirë i ndeshjes Basel – Getafe

Opoja.net

Juventusi e ka shënuar golin e 300-të në Ligën e Kampionëve

Opoja.net

FFK del me njoftim për biletat e ndeshjes Kosovë – Angli, zbulohen data e shitjes edhe çmimet

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net