Opoja.net

Tirana Kuq e Zi për 28 Nëntor

Shqiperia

Tirana ka veshur dekorin e saj kuq e zi për festat kombëtare të nëntorit.

Në 106-vjetorin e Pavarësisë, Kryebashkiaku Erion Veliaj u ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që të bëhen pjesë e këtyre festive duke iu bashkuar edhe ata nismës për vendosjen e simboleve kombëtare në banesat e tyre.

“Po ti? E vure flamurin tënd? Këtë fund Nëntori jo vetëm dekori i Bashkisë Tiranë, por i gjithë qyteti po merr pjesë me simbolet kuqezi! Rroftë Shqipëria!”, shkruan Veliaj në Twitter.
Kreu i Bashkisë i bën thirrje dhe çdo shqiptari që jeton në emigracion apo në trevat e tjera shqiptare që festat kombëtare t’i kalojnë në Tiranë ku kryeqyteti do të dominohet nga aktivitete të shumta për festat kombëtare të nëntorit.

“Tirana Kuq e Zi për 28-29 Nëntor! Nëse jeton jashtë Kryeqytetit, merr flamurin tënd dhe familjen e na u bashko për një fundjavë të gjatë pushimi e festash të paharrueshme në Tiranë”, theksoi Veliaj.

Vetëm imagjinoni se si do të ngjajë Shqipëria në ditën e Flamurit, nëse secili prej nesh vendos nga një flamur në dritaret apo ballkonet e banesave të tyre.

Loading...

Mos i humb

Policia e Kosovës e pranishme në Shqipëri për sezonin e verës

Opoja.net

Berisha i kundërpërgjigjet akuzave të Vuçiqit për Haradinajn

Opoja.net

Shqipëri, alarmante lindjet barazohen me vdekjet

Opoja.net

10-vjet në NATO, Shqipëria mirëpret aleatët në Tiranë

Opoja.net

Shqipëria po pakësohet dhe po plaket

Opoja.net

Rama zbardh mëngjesin me një urim për Kosovën

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net