Opoja.net

Titulli i La Ligas që askush nuk dëshiron ta fitojë

Sport
Titulli i La Ligas që askush nuk dëshiron ta fitojë

Real Madridi humbi një mundësi tjetër për të dalë në krye të La Ligas të shtunën në mbrëmje, pasi barazuan pa gol në shtëpi ndaj Real Betisit.

Rasti iu erdhi pas humbjes së Barcelonës ndaj Levante dhe barazimit të Atletico Madrid ndaj Sevillas.

Por skuadra e Zinedine Zidane lëshoi sërish pikë dhe ende nuk janë në gjendje t’i marrin tri fitore radhazi që nga kthimi i tij në bankë.

Real Madrid vs Real Betis (Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

Edhe Barcelona vazhdon me pengesa, pasi edhe ata kanë problemet e tyre nën drejtimin e Ernesto Valverdes.

Edhe pse ishin duke fituar 1-0 në pjesën e parë, ata kapituluan pas pushimit duke  dorëzuar me rezultat 3-1.

Në 11 ndeshje këtë sezon katalanasit kanë humbur tre herë, të njëjtin numër të humbjeve që e kishin në tërë sezonin 2018/19.

Levante – Barcelona (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

Atletico është e treta (21 pikë) dhe Sevilla qëndron në vendin e katërt, me vetëm një pikë më pak se Barcelona (22) dhe Los Blancos që janë më pikë të barabarta me. Të dyja ndanë pikët në Estadio Sanchez Pizjuan në një barazim 1-1.

Vërehet rënia e Granadas dhe ngjitja e Real Sociedad që po ashtu ka 22 pikë, sa Barcelona e Reali.

Loading...

Mos i humb

Mërgim Vojvoda: Ne e duam me zemër Kosovën

Opoja.net

Anglia me ndryshime të mëdha, formacioni i mundshëm ndaj Kosovës

Opoja.net

Formacioni i mundshëm i Kosovës në duel me Anglinë, Challandes pritet të bëjë disa ndryshime

Opoja.net

Kosova pret Anglinë për ta përmbyllur një cikël fantastik të kualifikimeve për Evropian

Opoja.net

Amir Rrahmani: Nuk do të ketë racizëm, në vendin tonë janë tifozë të lojtarëve dhe klubeve angleze

Opoja.net

Kosova zhvilloi stërvitjen e fundit para sfidës ndaj Anglisë

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net