Opoja.net

Tkurret buxheti i Prizrenit

Kosova
Tkurret buxheti i Prizrenit

Ertan Simitçi, drejtor i Drejtorisë së Financave dhe Ekonomisë në Prizren, tregon se në vitin 2016 Komuna e Prizrenit ka bërë lirimin e disa zejeve nga tatimi në pronë, deri në 100 për qind, kurse ka rritur taksat për disa kategori, p.sh. ato të bankave dhe kompanive për sigurime, deri në 20 për qind. Kjo e para ka ndikuar që të ketë tkurrje të buxhetit sipas kornizës buxhetore, tregon drejtori i Drejtorisë së Kulturës në Prizren, Arhim Ajazi. Islam Osmankaj, zyrtar ligjor në Drejtorinë e Ekonomisë dhe Financave në Prizren, ka bërë të ditur për “Kosova Sot” se janë disa nga kategoritë e angazhimeve dhe zejeve që tashme janë liruar tërësisht nga taksat komunale.“Kështu tashmë janë liruar personat që merren me riparimin, pastaj prodhuesit e petave dhe të pomfritit, personat për persona me aftësi të veçanta, klubet sportive, ushtrimet trupore dhe veprimtari të tjera për rekreacion, artistët individualë, si piktorët, këngëtarët etj. Kësaj kategorie të lirimit të taksave i janë shtuar edhe mprehësit e thikave dhe veprimtaritë e këtij lloj shërbimi, kultivimi i drithërave dhe pemëve, si dhe udhërrëfyesit – ciceronët e këtij qyteti, shkruan sot gazeta Kosova Sot.

Zbritje e ulët

Ajazi ka thënë se edhe në vende të tjera ka pasur zbritje të caktuara. Por, kuvendari i VV-së, Artan Abrashi, mendon se uljet për këto kategori biznesore kanë qenë të vogla. Ndërsa, kryesuesi i Asamblesë, Kujtim Gashi, ka theksuar se ka pasur takime me shoqatat e zejtarëve dhe afaristët dhe bashkërisht me ta kanë diskutuar dhe janë pajtuar që zbritja të bëhet sipas kategorive. Ai ka thënë se zbritja e përgjithshme është në masën e 15 përqindëshit. Ai ka thënë se përmes OJQ-ve të ndryshme po shihet mundësia që zejet të ndihmohen në forma të ndryshme edhe materiale, që mos të mbeten të harruara, por të ringjallen.

Kërkohet hapësirë më e madhe për biznese

Prizreni është qytet kryesisht i zejtarëve dhe shumë afaristëve të suksesshëm pas lufte, por edhe në këtë qytet ka pasur pengesa të ndryshme sa i përket zhvillimit të afarizmit në rrethana të vështira ekonomike. Njohësi i çështjeve ekonomike, Muhamed Krasniqi, ka thënë se duhet të ketë hapësira më të mëdha të të bërit biznes në mënyrë që të ketë më shumë pagesa të taksave për të përmirësuar infrastrukturën e kësaj ane. Ai thotë se Prizreni është qyteti më atraktiv për të jetuar në hapësirat shqiptare dhe ka lidhje të mirë me rrjetin rrugor, veçmas me autostradën e kombit, që mundëson qasje të lehtë në portet e Durrësit dhe Shën Gjinit. Sami Dida, kryetar i Shoqatës së Zejtarëve dhe Afaristëve të Prizrenit, shprehet se qyteti i Prizrenit njihet me traditë në fushën e bizneseve të suksesshme. “Prizreni tashmë është njëri nga qytet me prioritet numër një në Kosovë që të zhvillohet hovshëm në aspektin ekonomik, por ka nevojë për një përkrahje më të madhe, pohon ai për “Kosova Sot”.

Gjendja aktuale e bizneseve nuk është e mirë,ngase kriza e përgjithshme ekonomike e ka përfshirë gjithë globin. Shumë zeje të vjetra për fat të keq në Prizren po shuhen, e këto shuarje vijojnë për faktin se ato tanimë nuk kanë shumë përfitime. Sipas Refet Bushatit, Komuna e Prizrenit ka bërë punë të mirë duke liruar taksat, por mendon se për të mos u zhdukur ato zeje kërkohet që të sponsorizohen ata pronarë të këtyre zejeve. Ai thotë se përkundër premtimeve nga zyrtarë të lartë komunalë se taksat e reja do të zbriten nga 30% – 70%, një gjë e tillë nuk ka ndodhur. “Sipas analizave tona, zbritja është bërë deri në masën prej 5%, që për ne është shifër qesharake”, theksoi ai. Kurse njohësi i çështjeve ekonomike, Liman Asllan,i pohon se kjo tkurrje e buxhetit vjen si nevojë e domosdoshme financiare, por në fakt e dëmton zhvillimin e përgjithshëm të këtij qyteti. Asllani mendon se secili vit duhet të jetë një motiv më shumë që të rritet buxheti komunal e jo të tkurret.

Kur pritet të përfundojë gjysmëvjetori i parë?! Vendimi i papritur!

Opoja.net

Kërcënimet nga Serbia, KFOR-i i gatshëm të intervenojë nëse cenohet siguria në Kosovë

Opoja.net

Moderna thotë se është arritur 100% efekti i vaksinës kundër COVID-19

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net