Opoja.net

Togerja e FSK-së Manushaqe Nura e para në një garë Kroaci

Kosova
Togerja e FSK-së Manushaqe Nura e para në një garë Kroaci

Sot në Kroaci u mbajt ceremonia zyrtare për shpalljen e ushtarit më të mirë për vitin 2016. Gara është zhvilluar dy ditë në poligonin ushtarak “Gjakovo”, në Grubisnjo-Polje të Kroacisë.

Në këtë garë, në konkurrencën e femrave, Toger Manushaqe Nura zuri vendin e parë dhe është nderuar me medalje.

Gara për përzgjedhjen e ushtarit më të mirë, që mbahet çdo vit në Kroaci, është njëra ndër garat ushtarake më të forta në botë.
Sipas një komunikate të FSK-së, në këtë garë ushtarake kanë marrë pjesë përfaqësuesit e 15 shteteve të NATO-s, si dhe shumë përfaqësues të shteteve partnere të Kroacisë.

“FSK-në e kanë përfaqësuar tre pjesëtarë të saj: Toger Manushaqe Nura dhe Tetarët Binak Podrimçaku dhe Feti Pronaj. Në garën për përzgjedhjen e ushtarit më të mirë të Kroacisë dhe atij ndërkombëtarë, kanë marrë pjesë 145 ushtarë, të cilët kanë marshuar 40 kilometra me 17.6 kilogram ngarkesë në shpinë, si dhe i kanë kaluar-ekzekutuar 13 detyra ushtarake.

Pjesëmarrësit nga Kroacia, kanë garuar për zgjedhjen e ushtarit më të mirë të Kroacisë,ndërsa pjesëmarrësit nga shtetet e NATO-s, dhe ato partnere, kanë garuar për zgjedhjen e ushtarit më të mirë ndërkombëtarë, për të dy gjinitë.Edhe kësaj here, në garën ndërkombëtare, FSK-ja u dallua me performancën e saj të shkëlqyeshme, duke dëshmuar me përgatitjen e lartë profesionale dhe të barabartë me pjesëmarrësit e shteteve të NATO-s dhe atyre ndërkombëtar.

Kështu, në konkurrencën e femrave, Toger Manushaqe Nura zuri vendin e parë dhe është nderuar me medalje, ndërsa në konkurrencën ndërkombëtare mjaftë të fortë të meshkujve, Tetar Binak Podrimqaku zuri vendin e tretë, ndërsa, Tetari Feti Pronaj të 13-tin, në konkurrencën ndërkombëtarëve”,citon kp komunikatën e FSK-së.

Gara për përzgjedhjen e ushtarit më të mirë të Kroacisë dhe atij ndërkombëtarë është mbajt, më 11 dhe 12 maj.

“Për FSK-në dhe Kosovën në përgjithësi, ky është edhe një sukses jashtëzakonisht i madh, kur kihet parasysh konkurrencën e fortë të pjesëmarrësve ndërkombëtare. Kjo dëshmoi se FSK-ja, ishte e barabartë profesionalisht me ushtritë pjesëmarrëse në përzgjedhjen e ushtarit më të mirë në Kroaci për vitin 2016”, thuhet në komunikatë.

Këta janë ministrat që shpenzuan përtej limiteve për dreka e darka zyrtare

Kushtrim Guraj

Të hënën pritet të bie borë, këto janë temperaturat e javës së ardhshme

Opoja.net

QKUK e konfirmon vdekjen e 29 vjeçares shtatzëne nga koronavirusi, ishte nga komuna e Prizrenit

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net