Opoja.net

Tragjedia në Athinë, mes viktimave raportohet të ketë edhe shqiptarë

Shqiperia

Të paktën 60 persona është numri i personave që janë gjetur të pajetë nga zjarri që ka përshirë periferinë e Athinës, e fatkeqësisht dyshohet se 4 prej tyre janë shqiptarë.

Fatkeqësisht numri i viktimave pritet që të shtohet, pasi pushteti i flakëve është ende i madh dhe ka shumë zona në të cilën zjarrfikësit ende nuk kanë mundur të hyjnë.

Vetëm pranë një restoranti në Mati të Atikës janë gjetur 26 trupa të pajetë, e 10 të tjerë u gjetën bashkë në një zonë tjetër.

Shumica e të plagosurve, 162 deri më tani, që janë shtruar në spital rezultojnë të kenë djegie në trup dhe probleme me frymëmarrjen.

Në spital kanë mbërritur edhe disa shtetas shqiptarë për të marrë ndihmën e nevojshme.

“Na u mbush shtëpi me tym, nuk po merrnim dot frymë”, ka deklaruar një çift shqiptar për Top Channel pasi kanë lënë ambientet e spitalit ku kishin marrë edhe ndihmën mjekësore.

Ndërkohë raportohet se mbi 1000 persona rezultojnë të zhdukur. Mbi 1000 banesa dhe mbi 300 automjete janë shkrumbuar nga zjarri në Athinë.

Loading...

Mos i humb

Policia e Kosovës e pranishme në Shqipëri për sezonin e verës

Opoja.net

Berisha i kundërpërgjigjet akuzave të Vuçiqit për Haradinajn

Opoja.net

Shqipëri, alarmante lindjet barazohen me vdekjet

Opoja.net

10-vjet në NATO, Shqipëria mirëpret aleatët në Tiranë

Opoja.net

Shqipëria po pakësohet dhe po plaket

Opoja.net

Rama zbardh mëngjesin me një urim për Kosovën

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net