Opoja.net

Trajneri i Çekisë para takimit me Kosovën: Ne kemi rivalë me të vërtetë sfidues

Sport
Trajneri i Çekisë para takimit me Kosovën: Ne kemi rivalë me të vërtetë sfidues

Trajneri i kombëtares së Republikës së Çekisë, Jaroslav Silhavy nuk ka ftuar asnjë lojtar të ri duke i besuar futbollistëve që ka ftuar deri më tani për kualifikimet e kampionatit evropian të vitit 2020.

Çekët do të jenë mysafirë të përfaqësueses së Kosovës më 7 Shtator në stadiumin Fadil Vokrrit të Prishtinës.

Strategu çek ka folur para takimit me “Dardanët” duke konfirmuar se nuk do të kenë ndihmën e një lojtari si dhe rikthimin e mesfushorit me tipare sulmuese.

“Takimet i filluam në qershor. Fatkeqësisht na mungon i dëmtuari David Pavelka, i cili ishte lojtar i formacionit bazë. Por përsëri është Vlada Darida, një lojtar me përvojë që na jep qetësi në mesfushë, do të na ndihmojë”, tha trajneri i ekipit kombëtar çek.

Grumbullimi do të bëhet të hënën (2 shtator) në Pragë gjersa të premten do të fluturojnë për në Prishtinë, ku do të takohen me Kosovën të shtunën (ora 15.00) dhe menjëherë pas ndeshjes do të udhëtojnë për në Mal të Zi, me të cilët do të ballafaqohen të martën, 10 shtator (20:45).

“Ne kemi rivalë me të vërtetë sfidues. Në veçanti, Kosova, e cila është më e afërt me ne në tabelë dhe është situatë e rrezikshme. Por besoj se mund ta kontrollojmë”, tha Silhavy.

Kujtojmë se Kosova pas takimit me çekët do të takohen në ndeshjen e ardhshme me kombëtaren e Anglisë.

Stadiumi i Napolit do ta mbajë emrin “Diego Armando Maradona” nga ndeshja e ardhshme e napolitanëve

Kushtrim Guraj

Sa do t’i kushtojë Barcës nderimi që Messi i bëri Maradonas

Kushtrim Guraj

“Askush s’u kujdes për Maradonën, e lanë vetë të vdesë në një dhomë të vogël”

Kushtrim Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net