Opoja.net

Trajneri i njohur me deklaratë të papritur për Ibrahimovicin

Sport
Trajneri i njohur me deklaratë të papritur për Ibrahimovicin

Trajneri shumë i njohur ka bërë një deklaratë interesante për Zlatan Ibrahimovicin.

Anceloti beson se Ibra është një plus i madh për Milanin në derbin e së shtunës.

Zlatan Ibrahimovic është rikthyer te skuadra e Milanit në janar të vitit të kaluar, një mentalitet i fortë dhe një lojtarë më përvojë të madhe si Ibra, iu ka nevojitur skuadrës kuq e zi.

39-vjeçari që nga janari, ka bërë gjithsej 19 paraqitje në Seria A duke kontribuar me 12 gola dhe 5 asistime, forma e tij e mirë ka bërë që Milani të përfundojë në vendin e gjashtë në ligen italiane dhe këtë vit do të jenë pjesë e Evropa Ligës.

Suedezi do të rikthehet në derbin kundër Interit pas rikuperimit nga Covid-19, gjithashtu skuadra e Inter ka gjashtë lojtarë që janë momentalisht pozitiv me koronavirus.

Para derbit të Milanos, ka folur njeriu që i njeh shumë mirë këto dy ekipe, Carlo Ancelotti, por e njeh gjithashtu edhe Ibrahimovicin.

Trajneri i Evertonit beson se Milani ka një plus të madh me Ibrën në ekip, të cilin gjithmonë e ka vlerësuar.

“Ibra është Ibra. Kur ju keni një futbollist si ai, ju keni fituar jackpotin. Motivimi dhe krenaria e tij kanë qenë gjithmonë fuqia më e madhe, Ibra është një lojtar i papërshkrueshëm”, ka deklaruar Carlo Ancelotti.

Ancelotti ka përgëzuar gjithashtu edhe Stefano Piolin dhe Paolo Maldinin duke thënë se ata kanë bërë një punë të shkëlqyer te skuadra e Milanos, derisa ka treguar se kur ka qenë fëmije ka bërë tifo për Interin.

“Nuk kam pasur asnjëherë dyshim tek kualiteti i Maldinit si drejtor sportiv, kur ju jeni një njëri i mirë, ju nuk mund të bëni punë të këqija. Pioli është i veçantë si trajner po ashtu edhe si njeri, CV e tij flet çdo të arritur tek ekipet që i ka menaxhuar”.

Ndërsa ai pati edhe disa fjalë për Interin, Conten dhe Lukakun.

“Inter janë përforcuar shumë këtë verë, ata mund të ia rrëmbejnë këtë sezon titullin Juventusit”, theksoi mes tjerash ishi i Realit.

“Antonio Conte është një profesionist i shkëlqyer, shpeshherë ne flasim në telefon”.

“Në Everton ai ka lënë gjurmë të mëdha. Çdo njëri flet mirë për Lukakun, unë nuk e njoh atë personalisht. Por ai është një qendërsulmues modern, shënon gola dhe bën punë të madhe për ekipin”.

“Si fëmije, unë kam qenë një Interist sepse isha i magjepsur nga skuadra e Helenio Herrera. Ata më kanë dhuruar një fanellë të Sandro Mazzola, në atë kohë këto gjëra kanë qenë të rralla. Por sidoqoftë, Milan është klubi që ka ngelur gjithmonë në jetën time, në fillim si lojtar dhe më pas si trajner”, përfundoi 61-vjeçari.

Zemra e Maradonës peshonte 2 herë më shumë se një zemër normale

Kushtrim Guraj

Zidane: Nuk jap dorëheqje

Kushtrim Guraj

Stadiumi i Napolit do ta mbajë emrin “Diego Armando Maradona” nga ndeshja e ardhshme e napolitanëve

Kushtrim Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net