Opoja.net

Transferimi i Lautaros? Presidenti i Barcelonës sqaron gjithçka

Sport
Transferimi i Lautaros? Presidenti i Barcelonës sqaron gjithçka

Presidenti i Barcelonës thotë se klubi i ka ndalë përpjekjet për ta blerë Lautaron.

Të martën e kaluar skadoi afati për klubet e mëdha evropiane për të paguar klauzolën e largimit të Lautaro Martinezit nga Interi.

Tani e vetmja mënyrë për ta blerë argjentinasit është nëpërmjet bisedimeve me klubin zikaltër. Edhe presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, e pranon se bisedimet janë në ndërprerë.

“Disa javë më parë kemi folur me Interin rreth Lautaros, por për momentin gjithçka është ndalur. Jemi në një fazë studimi të situatës.”

Numri 1 i klubit “blaugrana” e merr me shumë qetësi merkato.

“Afati i ardhshëm kalimtar do të jetë e veçantë. Klubet e mëdha do të jenë të kufizuara në shpenzime për shkak të problemeve ekonomike si rrjedhojë e COVID-19, por ne do të jemi, si gjithmonë, protagonistë.”

Në Spanjë janë të sigurt për transferimin e Lautaros në Spanjë në fund të korrikut apo në fillim të gushtit në bazë të një marrëveshjeje të arritur me futbollistin (60 milionë euro për 5 vitet e ardhshme). Mirëpo nga Italia këmbëngulin që Conte do të hiqte dore nga argjentinasi vetëm nëse ofrohen 90 milionë euro “cash” dhe kartoni i ndonjë futbollisti aktual të Barcelonës.

Rreth mundësisë se blerjes së Neymarit nga PSG, Bartomeu shpjegoi:

“Nuk besoj që PSG do të vendosë në merkato ndonjë lojtar. Neymar është futbollist i PSG-së.”

Loading...

Mos i humb

Zinedine Zidane për herë të parë eliminohet nga Liga e Kampionëve si trajner

Fari Kolloni

Guardiola ka diҫka për të thënë në lidhje me ndeshjen ndaj Real Madridit

Fari Kolloni

Manchester City në epërsi pas gabimit amatoresk të yllit të Real Madridit

Fari Kolloni

Lazio – Muriqi, vjen lajmi me i fundit nga Italia

Fari Kolloni

Presidenti Thaçi kujton medaljen e artë të Kosovës në Rio

Fari Kolloni

Para ndeshjes ndaj Man City, Zidane jep lajmin e madh

Fari Kolloni
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net