Opoja.net

Tre gjëra në rrjete sociale që mund t’iu ndëshkojnë

Teknologji
Tre gjëra në rrjete sociale që mund t’iu ndëshkojnë

Ka shumë gjëra të cilat mund t’i bëni çdo ditë dhe t’i pengoni personave të tjerë.

Ajo se çfarë postoni në rrjete sociale mund të ndikojë drejtpërderjtë në atë se çfarë një person mendon për ju.

Më poshtë mund t’i lexoni disa shenja që tregojnë qartë se njerëzit përreth jush, nuk mund t’ju durojnë vetëm duke u bazuar në rrjete sociale.

  1. Postoni shumë fotografi në Facebook

Mund t’ju pëlqej që të postoni shumë fotografi nga muaji i mjaltit, diplomimi juaj apo i ndonjë të afërmi, por kjo gjë i pengon të tjerët.

Hulumtuesit kanë kuptuar se nëse postoni shumë fotografi në Facebook mund t’i prish lidhjet që keni në jetën e vërtetë.

Sipas autorit, David Houghton, miqve nuk u pëlqen kur postoni shumë fotografi të familjarëve e familjarët nuk pëlqejnë kur ju postoni shumë fotografi të miqve.

  1. Keni shumë apo pak miq në Facebook

Disa studiues duke i pyetur studentët lidhur me disa profile Facebook-u imagjinare se cilën pëlqejnë më shumë, ata pëlqenin profilet që kishin mesatarisht 300 miq në të.

“Individët me shumë miq në Facebook të japin përshtypjen që fokusohen shumë në këtë rrjet social”.

  1. Shtireni që jeni shumë i/e mirë

Mund të mendoni që njerëzit pëlqejnë kur dikush ka tipare altruiste, por shkenca sugjeron të kundërtën.

Sipas nj studimi të kryer nga Washington State University në vitin 2010, studentët ishin më të kënaqur kur dikush u thotë jo ndonjëherë. Disa nga pjesëmarrësit e këtij hulumtimi u shprehën që veprat jo egoiste ndonjëherë të bëjnë të dukesh keq.

Prej tani Messenger ju tregon nëse dikush e bën ‘screenshot’ bisedën

Opoja.net

Nokia 6300, vjen telefoni i dashur dhe i shumëkërkuar nga të gjithë

Opoja.net

Nëse keni ndonjë nga këto 7 aplikacione, duhet ta fshini atë

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net