Tre miqësoret e Bashkimit

Sport
Tre miqësoret e Bashkimit

Pas përforcimit të ekipit brenda natës (dy natë më parë), skuadra e Bashkimit të Prizrenit do të merr rrugë për bregdetin malazez për të zhvilluar disa miqësore para nisjes së stinorit të ri.

Kështu, ekipi portokall-e-zi nga Prizreni do të luajë tre ndeshje miqësore në katër ditët sa do të qëndrojë në Malin e Zi.

Bashkimi do të luaj miqësore me Sutjeskën e Niksicit, Ulqinin dhe Lovçenin e Cetinjes brenda datave 23 dhe 27 shtator.

Ekipi prizrenas që këtë stinor do të drejtohet nga malaziasi, Dragan Radovic, do ta hap stinorin në “Sezai Surroi” në derbi ndaj Sigal Prishtinës, kampionit aktual të BIBL dhe të Kosovës.

© Opoja.net

Kante po largohet nga Chelsea?

Kushtrim Guraj

Në Shqipëri vazhdon bojkotimi i futbollit

Kushtrim Guraj

Shkëlqimi dhe rënia e Alexandre Pato

Kushtrim Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net