Opoja.net

Tregtia, biznesi më fitimprurës në Kosovë, 68 mijë të punësuar me rreth 370 euro pagë

Sektori privat në Kosovë nga afaristë dhe ekspertë të ndryshëm vazhdimisht është vlerësuar i vështirë për të operuar për shkak të sfidave të shumta dhe rrethanave aktuale, që sipas tyre, nuk lejojnë fitim të kënaqshëm, shkruan Gazeta Sinjali.

Por, kjo siç duket nuk ka ndikuar te qytetarët, në dëshirën dhe iniciativën e tyre për të hapur biznese të reja, kryesisht ndërmarrje të vogla, por jo edhe ndërmarrje të mëdha.

109
Cilën kandidatë e shihni fituese në raundin e dytë të zgjedhjeve ?

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, sektor i tregetisë është punëdhënësi më i madh në Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas ASK-së, në sektorin e tregtisë janë mbi 14 mijë ndërmarrja me gjithsej rreth 68 mijë të punësuar. Paga mujore në këtë sektor, sipas ASK-së është 370 euro bruto.

 “Sipas rezultateve të dala nga ky publikim, rezulton se sipas sektorëve ekonomikë numri më i madh i ndërmarrjeve i takon: tregtisë me 14 036 ndërmarrje, ose shprehur në përqindje 39.8%; shërbimeve biznesore dhe shërbimeve të tjera me 6 105 ndërmarrje, ose 17.3%; industrisë përpunuese (prodhimit) 5 027 ndërmarrje,  ose 14.3%;  akomodimit dhe aktiviteteve të shërbimeve me ushqim me 3 979 ndërmarrje, ose 11.3%; ndërtimtarisë me 3 318 ndërmarrje, ose 9.4%; informacionit dhe komunikimit me 1249 ndërmarrje, ose 3.5%; transportit dhe magazinimit me 1165 ndërmarrje, ose 3.3%; xehetarisë dhe gurëthyesit me 194 ndërmarrje, ose 0.6%; furnizimit me ujë, kanalizim, menaxhim mbeturinash dhe aktivitete revitalizimi të tokës me nga 123 ndërmarrje, ose 0.3%; si dhe furnizimit me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar me 73 ndërmarrje, ose 0.2%.”, thuhet në raportin e ASK-së.

Ndërsa, sa i përket punësimit për sektorët ekonomikë, që ishin pjesë e hulumtimit, del se numri total i të punësuarve arrin shifrën 186,316, prej të cilëve sektori i tregtisë përbën rreth 67, 968 të punësuar.

Ndërkohë, industria përpunuese (prodhimi) me 30 425 të punësuar, ose 16.3 për qind; ndërtimtaria me 19 821 të punësuar, ose 10.6 për qind; shërbimet biznesore 16 918 të punësuar, ose 9.1 për qind; akomodimi dhe aktivitetet e shërbimeve me ushqim me 16 551 të punësuar, ose 8.9 për qind; informacioni dhe komunikimi 11 243 të punësuar, ose 6.0%; si dhe sektorët e tjerë kanë më pak se 5% të punësuar./Gazeta Sinjali/

Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net
Fokusi
Shiko
Zgjedhjet
Abonohu
Raporto