Opoja.net

Trepça ’89 përmbys Ballkanin me rikthim historik

Sport
Trepça ’89 përmbys Ballkanin me rikthim historik

Agim Maliqi po e konsideronte të përfunduar ndeshjen Trepça ’89 – Ballkani, qysh në minutën e 54 kur shënoi Mirlind Daku.

Ekipi i tij Ballkani ngriti epërsinë në 0:3 kundër Trepçës ’89 në Mitrovicë me golat e Nazmi Gripçit dhe Ermal Krasniqi.

SUPER OFERTË NGA HOTEL ARXHENA

Ndërrimi i viteve nën bardhësinë e bjeshkëve të Sharrit

SHIKO OFERTAT

 

Por, gaboi rëndë me këtë qasje.

Xehetarët nisën rikthimin në minutën e 64 me golin e Bissmark. I njëjti asistoi edhe tek goli i dytë që e realizoi Rilind Namani 11 minuta më vonë.

Futbollistët e Trepçës ’89 tani e kërkonin barazimin.

Këtë qëllim e realizuan në minutën e 79. Bissmark barazoi rezultatin 3:3. Aspiratat e xehetarëve u rritën.

Bissmark pati rast ta kalojë ekipin e tij në avantazh në minutën e 82-të.

E në kohën shtesë të lojës vendasit patën edhe një aksion. I pari goditi shtyllën, goditjen e dytë e ndali një mbrojtës, e tek në të tretën Bissmark shënoi golin e fitores.

Me lojtarin e ndeshjes por edhe rezultatin u nda i kënaqur, trajneri i Trepça ’89, Shpetim Idrizi.

”Një përmbytje e tillë sidomos kundër Ballkanit me përforcimet që i ka edhe tri ndeshjet e kaluara kemi treguar performancë të jashtëzakonshme. Ka munguar vetëm goli, po pikërisht kur na u desh më së shumti, lojtarët shpërthyen dhe arritëm të fitojmë 3 pikë shumë të rëndësishme”, u shpreh Idrizi pas lojës.

Humbja e sotme ishte e para për Ballkanin në këtë sezon, por pavarësisht kësaj kryeson tabelën me 19 pikë, kurse Trepça ’89 ka 8 pikë më pak e renditur në vendin e 6-të.

The post Trepça ’89 përmbys Ballkanin me rikthim historik appeared first on FaktePlus.

Bayerni i pari, Reali bie shumë poshtë – e kalojnë Barça dhe Juve

Kushtrim Guraj

“Ronaldo është ndryshe nga të tjerët”

Kushtrim Guraj

“Me mungojnë shumë tifozët”

Kushtrim Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net