Opoja.net

Truqet që ju ndihmojnë ta lini duhanin

Shëndeti

Është thuajse e pamundur sot ta gjeni dikë që mendon se pirja e duhanit është gjë e mirë për shëndetin.

Ka studime të panumërta shkencore rreth problemit të pirjes së duhanit dhe shumë projekte sociale janë duke e luftuar këtë problem, transmeton Telegrafi.

Por, fatkeqësisht, ata që e pinë duhanin e kanë tejet të vështirë ta lënë atë.

Varësia nga nikotina është sëmundje (jo shprehi, siç mendojnë disa) dhe si e tillë duhet të trajtohet.

Këshillat e mëposhtme mund t’ju ndihmojnë ta largoni këtë varësi të keqe dhe ta bëni një jetë më të shëndetshme.

– Filloni ngadalë. Përcaktojeni momentin specifik se kur do ta pini cigaren e fundit. Përpiquni ta gjeni një kohë kur nuk keni situata stresuese (si teste, ndërrim të punës, etj.)

– Pastrojeni shtëpinë. Hidhni në bërllok taket, çakmakët dhe të gjitha cigaret që i keni. Nëse keni në familje njerëz që pinë duhan, kërkoni nga ta që t’jua respektojnë vendimin dhe të përpiqen të mos pinë duhan kur janë afër jush.

– Në momentin që e ndjeni nevojën për ta ndezur një cigare, pijeni një gotë ujë.

– Ndaloni konsumimin e kafesë, të paktën në fillim. Ka shumë shanse që jeni mësuar ta pini kafen me cigare, andaj edhe rrezikoni të keni nevojë më të madhe për ta ndezur një kur pini kafe.

– Përpiquni t’i analizoni rrethanat kur keni pirë më së shumti duhan dhe mundohuni t’i shmangni ato.

– Nëse mendoni se nuk jeni duke mundur ta luftoni më dëshirën për ta ndezur një, vetëm pastroni dhëmbët dhe gojën me ujë të ftohët. Nëse mundeni, pijeni edhe një gotë qumësht. Pas kryerjes së këtyre gjërave, njerëzve zakonisht u ikë dëshira për ta ndezur cigaren. /Telegrafi/

Mos i humb

Mungesa e vitaminës D, sulme të fuqishme astmatike

Opoja.net

Duhet apo jo ta ruash bukën në frigorifer?

Opoja.net

Dy shenjat që tregojnë se trupi juaj ka mungesë të hekurit

Opoja.net

Katër përfitimet shëndetësore të cilat i sjellin video-lojërat

Opoja.net

Pse është e dëmshme për shëndetin nëse ankoheni çdo ditë

Opoja.net

Nevojiten vite të shumta që zemra të rikuperohet pas lënies së duhanit

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net