Opoja.net

Turistët nga Zvicra e Gjermania mahniten me Dragashin (Video)

Turistët nga Zvicra e Gjermania mahniten me Dragashin (Video)

Një grup turistësh nga Zvicra dhe Gjermania, ditë më parë kanë qëndruar në komunën e Dragashit, me synim eksplorimin e bjeshkëve tona.

Madje, sipas asaj që deklaruan për redaksinë tonë, ata ia kanë dalë të prekin edhe gurin e trekëndëshit kufitar, Kosovë – Shqipëri – Maqedoni e Veriut. “Vendosëm të vijmë këtu sepse gjetëm borë të mjaftueshme për adrenalinën tonë. Jemi kënaqur sa më s’ka ku të vejë më shumë”, u shpreh në fillim, Jonas Lengwiler, i cili shoqërohej nga Ronny Bollhalder dhe Felix Kersten. “Qëllimi ynë ishte që t’i eksplorojmë malet e Kosovës, pikërisht në territorin e Dragashit, ku i gjetëm kushtet më të mira të dëborës. Aventurën e filluam në fshatin Kuk, për t’u ngjitur bjeshkës deri në majën me lartësi mbidetare 2500 metra, të ndihmuar edhe nga fuqia e erës.

Ditën tjetër e filluam në fshatin Restelicë, ku arritëm pikën ku bashkohen kufinjtë e tre shteteve, Kosovë – Maqedoni e Veriut – Shqipëri. Kjo ishte ndjenja më e mirë e kësaj aventure”, tha për redaksinë tonë, Jonas Lengwiler, duke shtuar se ai me shokët e tij janë fascionuar edhe nga mikëpritja e banorëve lokal, për të cilët thotë se i kanë ndihmuar me informata rreth shtigjeve, rrugëve dhe për vendet më të bukura që duhet vizituar. /Radio Sharri Dragash/

Për të gjithë ata që mbajnë qen, Ministria e Bujqësisë ka një njoftim të rëndësishëm

Opoja.net

Shtyhet për në fund të marsit gjykimi ndaj të akuzuarit për sulm në një kafiteri në Bellobrad të Dragashit

Opoja.net

Turizmi malor në kohë pandemie

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net