Opoja.net

Turqi, zbulohen fosile 9 milionë vite të vjetra

Kuriozitete
Turqi, zbulohen fosile 9 milionë vite të vjetra

Studiuesit në jugperëndim të Turqisë kanë zbuluar fosile që i përkasin tetë specieve të ndryshme të kafshëve, përfshirë mamuthët, gjirafat dhe rinocerontët, raporton Anadolu Agency (AA).

Zbulimi erdhi në Denizli të Turqisë gjatë një studimi të një grupi shkencëtarësh nga Turqia dhe një muzeu nga Parisi.

Shkencëtarët vlerësuan se kafshët kanë jetuar të paktën 1,2 milionë vite më parë, të cilat madje mund të datojnë deri në 9 milionë vite më parë.

Ata thanë se fosilet u përkasin tre llojeve të ndryshme të kavikornive dhe një gjirafe nga periudha e Miocenit, përkatësisht 7 deri në 9 milionë vite më parë, si dhe mamuthëve, rinocerontëve, kuajve dhe drerëve nga periudha e Pleistocenit 1,2 milionë vite më parë.

Ahmet İhsan Aytek, një profesor i antropologjisë në Universitetin Pamukkale në Denizli, tha se zbulimi i fosileve të kafshëve vërteton se Anadolli dikur ishte shumë i pasur me specie të ndryshme kafshësh.

Aytek po ashtu tha se nuk ekziston një fosil i ruajtur kaq mirë i mamuthëve në Evropë dhe kjo duket si “zbulim i rëndësishëm”.

Ai theksoi se është e një rëndësie të veçantë ajo se kafshët jetuan në të njëjtën kohë me njerëzit e lashtë në Anadoll.

Loading...

Mos i humb

‘Bisha’ e Donald Trump: Disa fakte që nuk i dini për veturën më të blinduar në histori

Opoja.net

5 mënyra se si t’i shpëtoni frikës nga udhëtimi me avion

Opoja.net

Këto janë dhjetë shtetet më të fuqishme në botë për vitin 2020

Opoja.net

21 vite nga hyrja e Euros si monedha e re në Evropë

Opoja.net

Bleu orën e vjetër të murit në treg, gjermani habitet kur brenda i gjen 50 mijë marka

Opoja.net

A mund t’i gjeni tetë ndryshimet në imazhe?

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net