Opoja.net

Turqia ultimatum Amerikës

Rajoni
Turqia ultimatum Amerikës

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan i ka dhënë “një ultimatum” Shteteve të Bashkuara të Amerikës për ekstradimin e klerikut Fethullah Gulenit, i cili është akuzuar nga presidenti turk për organizimin e tentim grusht shtetit të 15 korrikut, transmeton CNN.

Agjencia e lajmeve Anadolu ka raportuar se Erdogan i ka dhënë ultimatum Amerikës që të zgjedhë mes marrëdhënieve me Turqinë dhe Gulenin, ish-aleat i Erdoganit, i cili jeton në Pennsylvania, transmeton Koha.net.

Turqia ka kërkuar ekstradimin e tij, derisa Guleni ka mohuar përfshirjen në tentim grusht shtet. Washingtoni ndërkohë ka tentuar të ftohë rastin e Gulenit, por lideri turk gjatë vizitës në Rusi ka përsëritur se Turqia do ekstradimin e Gulenit.

“Herët apo vonë Amerika do të marrë vendim. Ose Turqia ose Feto”, ka thënë Erdogan, duke iu referuar lëvizjes që kryesohet nga Guleni.

Ky pritet të jetë kabineti i Joe Biden

Opoja.net

Sot një vjet bota ndryshoi, si u paraqit rasti i parë me Covid-19

Opoja.net

Tragjedia në Zvicër: Vdes 15 vjeçari kosovar, pasi u godit nga treni

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net