Opoja.net

Twitter do t’ia dorëzojë Joe Bidenit llogarinë @POTUS në Ditën e Inaugurimit, edhe nëse Trump e refuzon humbjen

Twitter do t’ia dorëzojë Joe Bidenit llogarinë @POTUS në Ditën e Inaugurimit, edhe nëse Trump e refuzon humbjen

Llogaria zyrtare në Twitter e presidentit të Sh.B.A., @POTUS do të transferohet në mënyrë automatike tek Presidenti i zgjedhur Joe Biden në momentin kur ai do ta bëjë betimin në Ditën e Inaugurimit – pavarësisht faktit nëse Donald Trump e pranon humbjen apo jo, ka deklaruar Twitter për Politico

E njëjta do të ndodhë edhe për @Whitehouse, @VP, @FLOTUS, dhe një mori llogarish tjera zyrtare që lidhen me presidencën.  

“Twitter është duke u përgatitur në mënyrë aktive që ta mbështesë tranzicionin e llogarive institucionale të Shtëpisë së Bardhë në Twitter nga data 20 Janar, 2021,” deklaroi zëdhënësi i Twitter, Nick Pacilio përmes një e-maili.

“Ashtu siç kemi vepruar për tranzicionin presidencial në vitin 2017, ky proces po bëhet në konsultim të ngushtë me Administratën Kombëtare të Arkivave dhe Regjistrimeve”.

Sipas Twitter, dorëzimi nuk kërkon ndarje të informacionit ndërmjet ekipit në ikje të Trump dhe atij në ardhje të Biden. Të gjitha cicërimat (tweets) ekzistuese në ato llogari do të arkivohen dhe pastaj Twitter do t`i transferojë llogaritë – do t`i risetojë në zero cicërima (tweets) – tek Biden në Shtëpinë e Bardhë në të njëjtën ditë.

Kur Presidenti Barack Obama u largua nga detyra në vitin 2017 për t’i lënë vendin Trumpit, llogaritë e Obamas gjatë kohës sa ishte në Shtëpinë e Bardhë janë zhvendosur në llogari të arkivuara nën menaxhimin e Administratës Kombëtare të Arkivave dhe Regjistrimeve. Për shembull, cicërimat (tweets) e Presidentit Obama që kanë qenë aktive në @POTUS janë vendosur nën @ POTUS44, dhe pastaj kjo llogari është mbyllur.

Si ta përballosh tmerrin e të lënit “seen”

Opoja.net

Kush e sollën kompjuterin e parë në Bresanë ?

Opoja.net

Volkswagen ndryshon emrin e degës në SHBA

Kushtrim Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net