Opoja.net

U mbajt turneu në futboll të vogël “Durajt bashkë” 2015

Opoja Sport

Fundjavën që lamë pas në stadiumin e SHFMU “28 Nëntori” të fshatit Bresanë, është organizuar turneu tradicional në futboll të vogël “Durajt bashkë” 2015.

Në këtë turne kanë marrë pjesë katër ekipe, përkatësisht dy nga lagjjaDuraj e Bresanës së Opojës, një nga fshati Duraj i Kaçanikut dhe një nga lagjja Duraj e Mushtishtit të Therandës.

SUPER OFERTË NGA HOTEL ARXHENA

Ndërrimi i viteve nën bardhësinë e bjeshkëve të Sharrit

SHIKO OFERTAT

 

Turneu është mbajtur me nismën e lagjes Duraj të Bresanës e cila ishte edhe nikoqire e rreth 30 të rinjve nga Durajt e Kaçanikut dhe Durajt e Mushtishtit, shumica e të cilëve për herë të parë po e vizitonin Opojën dhe po takoheshin me kushërinjtë e tyre.

Njëri nga nismëtarët e kësaj ngjarje që u konsiderua historike, Demir Reshiti, gazetar dhe publicist, ka theksuar se ideja për organizimin e këtij turneu dhe takimi të përbashkët ka qenë e kahmotshme. “Me historianin nga fshati Duraj i Kacanikut, mr. Metush Zenuni dhe mjekun-kardiolog nga Durajt e Mushtishtit dr. Ardian Shala, e kam diskutuar mundësinë e organizimit të një turneu i cili në radhë të parë do të kishte karakter njohës në mes të vëllëzërve tëtë njëjtit gjak nga Bresana, Kacaniku dhe Mushtishti, dhe kjo ndodhi pikërisht në ditën e dytë të festës sëFitër Bajramit”, ka thënë Reshiti duke mos e fshehur gëzimin e tij që u realizua me sukses ky turne.

Fillimisht nikoqirët kanë shtruar një drekë të përbashkët për të gjithë pjesëmarrësit e më pas janë organizuar edhe garat në futboll të vogël me sistem eliminimi. Shorti i ka vënë përballë ekipin “Durajt I” të Bresanës me Durajt e Kaçanikut dhe ekipin “Durajt II” të Bresanës me Durajt e Mushtishtit. Në finale pas fitoreve përkatëse janë ndeshur “Durajt I” të Bresanës me Durajt e Mushtishtit ndërsa për vend të tretë janë ndeshur “Durajt II” të Bresanës me Durajt e Kaçanikut.

Fitues të turneut kanë dalë ekipi nikoqir “Durajt I”, Bresanë, në vendin e dytë është renditur ekipi i Durajve nga Mushtishti, në të tretin “Durajt II” nga Bresana dhe të katërtit Durajt nga Kaçaniku.

Ndeshjet i ka referuar me profesionalizëm profesori i edukatës fizike Fitim Tefiku i ndihmuar nga Rilind Reshiti.

Kupën për fituesit e këtij turneu e ka ndarë Demir Reshiti i cili me këtë rast i ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit por edhe donatorët që ndihmuan organizimin me sukses të këtij turneu.

Duhet theksuar se Lagjja Duraj është njëra nga lagjet më të organizuara e fshatit më të madh të Opojës, Bresanë. Është një lagje në të cilën mbretëron harmoni e respekt i ndërsjellë në mesin e të gjithë banorëve të saj. Kjo mund të quhet lagje model e organizimit të bashkëjetesës dhe solidaritetit në mes të familjarëve, si dhe organizimit të aksioneve të ndryshme me interes shoqëror. Në vazhdim po i publikojmë edhe disa foto nga ky organizim, të marra në grupin “Turneu ‘Durajt bashkë’ 2015” në facebook. (Opoja.net)

 

Tri klasë model për parafillorët në shkollat e komunës së Dragashit

Opoja.net

Messi te PSG? Al Khelaifi jep përgjigjen shumëkuptimëshe

Kushtrim Guraj

Arsyet që e shtyjnë Messin të pranojë ofertën e PSG-së

Kushtrim Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net