Opoja.net
Meka Mish

UEFA e konfirmon, Kosova me tri skuadra në garat evropiane

UEFA i ka konfirmuar tashmë pretendimet se futbolli i Kosovës nga viti i ardhshëm do të përfaqësohet nga tri skuadra në garat evropiane.

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s në mbledhjen e mbajtur në Baku, para finales së Ligës së Evropës ka marrë disa vendimet të rëndësishme për Kosovën.

Fillimisht KE i UEFA-s ka vendosur që ta mbrojtur Kosovën nga diskriminime të tilla duke thënë se nuk do t’i lejohet asnjë shteti që t’i mohojë simbolet e Kosovës.

Kësisoj, KE i UEFA-s ka miratuar një vendim me të cilin obligohen vendet anëtare të UEFA-s, përfshirë edhe ato që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës (me përjashtim të Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës, për shkaqe sigurie) që ashtu siç përcaktohet me short duhet të zhvillojnë ndeshje me ekipet e Kosovës, në nivel kombëtaresh apo klubesh.

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin dhe kryetari i FFK-së, Agim Ademi

Një tjetër lajm i mirë nga mbledhja e KE të UEFA-s është edhe miratimi i sistemit për garat e klubeve për edicionin 2020/21 në Evropë, ku Kosova do të përfaqësohet me tri klube në garat evropiane.

Kosova do të përfaqësohet me një klub në Ligën e Kampionëve dhe dy klube në Ligën e Evropës, gjë e cila iu kishte premtuar drejtuesve të FFK-së në takimin e mbajtur në Budapest. /Telegrafi/

Mos i humb

‘Dardanët’ i blejnë të gjitha biletat për shtatë minuta për përballjen Angli – Kosovës

Opoja.net

Liria ka rreth 150 mijë euro borxhe

Opoja.net

AC Milan mund të zbarkojë në “Fadil Vokrri”, Feronikeli i ka bërë ftesë për miqësore

Opoja.net

Xhaka e Rashica nderojnë Fadil Vokrrin para ndeshjes së yjeve në kryeqytet

Opoja.net

FFK del me njoftim rreth shitjes së biletave për ndeshjen Angli–Kosovë

Opoja.net

Prezantohet projekti për stadiumin Kombëtar të Kosovës

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net