Opoja.net

UEFA hap hetime ndaj Kosovës, mund të marr dënim

Sport
UEFA hap hetime ndaj Kosovës, mund të marr dënim

Të enjten pasdite Komisioni Disiplinor i UEFA-së ka iniciuar procedurë disiplinore për FFK-në dhe për Federatën e Futbollit të Malit të Zi.

Për këtë Federata e Futbollit e Kosovës mund të marrë ndonjë gjobë për shkak të zhvillimeve në ndeshjen kualifikuese për “Euro 2020” ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, të zhvilluar të hënën në Prishtinë.

Për FFK-në është hapur procedurë për hedhje të gjësendeve, ndërsa në njoftim nuk janë dhënë më tepër informata.

Procedura në UEFA

Ndërsa për Federatën e Futbollit të Malit të Zi është hapur procedura për hedhje të gjësendeve dhe për trazirat e shkaktuara nga tifozët e tyre në këtë ndeshje.

Trupi i UEFA-së për Kontroll, Etikë dhe Disiplinë do të merret me këtë rast më 21 nëntor, ka njoftuar UEFA në faqen e saj zyrtare.

Kjo ndeshja u fitua nga djelmoshat tanë 2-0.

(Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Ajo çfarë na në sy në këtë takim ishte tollovia që e krijuan 100 tifozët e Malit të Zi që ishin të pranishëm në stadium.

Përleshja zgjati disa minuta, ndërsa me hyrjen e forcave speciale të sigurisë në stadium, tifozët malazezë u qetësuan.

Vedat Muriqi (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Sipas Federatës së Futbollit të Malit të Zi që kanë dërguar raport për ëktë drejt UEFA-s shkruan se tifozët e Kosovës me gjeste i kanë provokuar tifozët e Malit të Zi, gjë që e ka sjellë konfliktin e tifozëve malazezë me personat përgjegjës për siguri. /Telegrafi/

Loading...

Mos i humb

Kosova sot mëson fatin për finalen e madhe drejt kualifikimit në Euro 2020

Opoja.net

Grupi i mundshëm i Kosovës në rast se kualifikohet nga Liga e Kombeve

Opoja.net

Mërgim Vojvoda: Ne e duam me zemër Kosovën

Opoja.net

Anglia me ndryshime të mëdha, formacioni i mundshëm ndaj Kosovës

Opoja.net

Formacioni i mundshëm i Kosovës në duel me Anglinë, Challandes pritet të bëjë disa ndryshime

Opoja.net

Kosova pret Anglinë për ta përmbyllur një cikël fantastik të kualifikimeve për Evropian

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net