Opoja.net

UEFA: Ky është futbollisti më i mirë i Shqipërisë

Sport
UEFA: Ky është futbollisti më i mirë i Shqipërisë

Kombëtarja shqiptare e futbollit përfundoi aventurën në Europian kryesisht prej golavorazhit jo favorizues ndaj ekipeve të vendeve të treta në grupe, por duhet thënë se performanca e treguar nga kuqezinjtë la gjurmë në historinë e UEFA­s.

Sipas disa statistikave të fundit të publikuara nga ‘qeveria’ e futbollit europian, Kombëtarja renditet në vendin e tretë për faullet e pësuara pas Polonisë dhe Turqisë, me 43 të tillë bashke me Italinë dhe Portugalinë, transmeton Panorama.

SUPER OFERTË NGA HOTEL ARXHENA

Ndërrimi i viteve nën bardhësinë e bjeshkëve të Sharrit

SHIKO OFERTAT

 

Futbollisti që është vlerësuar më së shumti është Amir Abrashi.

Mesfushori ndodhet i dyti për metrat e vrapuar në fushë (35112 metra), ndërsa vendi i parë mbahet nga çeku Vladimir Darida (37394 metra).

Ndërkohë, futbollisti tjetër me origjinë shqiptare që renditet në këtë listë është Granit Xhaka me Zvicrën. Nga 10 futbollistë që janë pasqyruar në këtë listë,Granit Xhaka vjen i 9-­ti me 34033 m të vrapuara në fushë.

Ndërsa skuadra që ka vrapuar më shumë është Italia e Antonio Kontes me 337,179 km. Kuqezinjtë e e De Biazit në këtë renditje ndodhen në vendin e fundit me 286.713 km.

Kombëtarja ndodhet në vendin e tretë për përqindjen më të ulët të mbajtjes së topit në fushë (42%), duke lënë pas Irlandën e Veriut (34%) dhe Islandën (35%), ndërsa ekipet që kanë dominuar në kontrollin e lojës janë: Gjermania 66%, Spanja, Portugalia 61%, Zvicra dhe Anglia me nga 58%.

Messi te PSG? Al Khelaifi jep përgjigjen shumëkuptimëshe

Kushtrim Guraj

Arsyet që e shtyjnë Messin të pranojë ofertën e PSG-së

Kushtrim Guraj

Arsenali e dominon Rapidin, vazhdon pa humbje në Europa Ligë

Kushtrim Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net