UEFA: Para ndeshjeve të Shqipërisë e Kosovës për Botërorin, asnjë lojë në “Loro Boriçi”

Sport
UEFA: Para ndeshjeve të Shqipërisë e Kosovës për Botërorin, asnjë lojë në “Loro Boriçi”

UEFA ka urdhëruar që në stadiumi “Loro Boriçi”, ku do të luajnë Shqipëria dhe Kosova, mos të luajë askush para ndeshjeve kualifikuese për Botërorin “Rusia 2018”.

Në harkun kohor të tri ditëve, në “Loro Boriçi” do të zbresin si mike dy përfaqësueses: ajo e Kroacisë dhe Spanjës.

Duke qenë se Shqipëria më 6 tetor luan në transfertë kundër Lihtenshteinit, Kosova do të presë Kroacinë në “Loro Boriçi”.

Vetëm 3 ditë më vonë, në këtë stadium do të luhet një tjetër ndeshje kualifikues, pikërisht Shqipëri-Spanjë dhe për këtë UEFA ka sjellë disa nga inspektorët e saj për të parë gjendjen e fushës si dhe për të lënë disa detyra të prera për FSHF-në.

Gazeta “Panorama Sport”, me burimet e saj, ka mësuar se inspektorët e UEFA-s kanë dhënë urdhër që në këtë impiant të mos kryhet asnjë seancë stërvitore dhe asnjë ndeshje futbolli dhjetë ditë përpara se të luhet takimi kualifikues.

“Nuk mund ta zëvendësoj më të mirin në botë, Van Dijk”

Kushtrim Guraj

Bashkimi triumfon në derbin lokal ndaj Ponte Prizrenit, siguron finalen e Superkupës së Kosovës

Opoja.net

Distria Krasniqi kalon në gjysmëfinale të “Grand Slam”

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net