Opoja.net

UEFA zgjedh driblimin e Rashicës si më të mirin nga ndeshjet kualifikuese për Evropian

Sport
UEFA zgjedh driblimin e Rashicës si më të mirin nga ndeshjet kualifikuese për Evropian

Përfaqësuesja e Kosovës i ka mbyllur me sukses dy takimet që i kishte për muajin qershor, duke arritur të marrë një barazim dhe një fitore për kualifikimet në Kampionatin Evropian.

“Dardanët” barazuan 1-1 me Malin e Zi në Podgoricë, ndërsa me Bullgarinë fituan në Sofje me rezultat 2-3, me golat e Milot Rashicës, Vedat Muriqit dhe Elbasan Rashanit.

Kosova është aktualisht në Grupin A të kualifikimeve për Euro 2020 me pesë pikë në vendin e tretë, ku Anglia dhe Republika e Çekisë janë lider me nga gjashtë, ndërsa Mali i Zi dhe Bullgaria kanë nga dy pikë.

Milot Rashica ishte lojtari më i dalluar te “Dardanët”, duke arritur që të shënojë në Podgoricë, por edhe në Sofje, ndërsa UEFA e ka “shpërblyer” atë.

Anësori shqiptar kishte një paraqitje të jashtëzakonshme ndaj Bullgarisë, ndërsa UEFA ka kapur një sekuencë kur ai e driblon një lojtar kundërshtar. /Telegrafi/

Loading...

Mos i humb

Bayern me epërsi të thellë ndaj Duesseldorf

Kushtrim Guraj

Rashica: Shënuam fitore të madhe sonte

Kushtrim Guraj

Rashica asiston, Bremen kalon në epërsi

Kushtrim Guraj

Gjyqtarët kosovar të gatshëm për rifillimin e ndeshjeve të Superligës

Kushtrim Guraj

Modifikime pas pandemisë, Liga Italiane e Futbollit cakton afatet e reja të merkatos

Kushtrim Guraj

Arsenal i bashkohet garës për Dembelen

Kushtrim Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net