Opoja.net

UNESCO deklaron Islamin si fenë më paqësore në botë

Rajoni
UNESCO deklaron Islamin si fenë më paqësore në botë

Islamin si fenë më paqësore në botë, prandaj edhe ‘‘Muhamedi a.s. ishte një njeri i paqës i cili i mësoi ithtarët e tij të jenë të njëjtë. Muslimanët jetonin paqësisht për shekuj, duke e shfrytëzuar mjetin e fundit – luftën, vetëm kur u bëhej e nevojshme. Muslimanët e vërtetë nuk do të veprojnë në mënyrë agresive asnjëherë’’.
unecoo

Me 4 korrik të këtij muaji Organizata për Edukim, Shkencë dhe Kulturë e Kombeve të Bashkuara, (UNESCO) e shpalli Fenë Islame si më paqësoren në botë. Në fakt për pjesëtarët e fesë islame kjo gjë ishte e ditur me kohë. Studiuesit e Islamit shpesh e theksojnë faktin se nga 1.6 miliardë myslimanë vetëm një pakicë e vogël e tyre janë të dhunshëm, kjo është e vërtetë.

Pjesa më e madhe e muslimanëve jetojnë jetë normale familjare, ata kanë punë, ata janë të pushtuar nga rutina, si shumica e njerëzve që jetojnë në shoqëritë nga e gjithë bota. Kjo është vetëm një sjellje normale njerëzore.

Ka shumë pak njerëz të cilët motivohen për të marrë veprime të dhunshme, të prirë nga ideja e mbrojtjes së islamit nga provokimet e dashakeqëve të paqes, kudo nëpër botë. Le ta justifikojmë vendimin e UNESCO-s, për të gjithë ata që nuk e njohin fenë tonë, pa çka se po na bie tu referohemi disa prej shkrimeve të mëhershme: Paqja dhe Islami.

‘Islam’ është fjalë arabe që do të thotë përulësi (nënshtrim), dëgjueshmëri. Si religjion, Islami përfaqëson përulësi (nënshtrim), dhe dëgjueshmëri të plotë ndaj All-llahut, pikërisht për këtë edhe quhet Islam. Islam do të thotë të jetosh në një mjedis të qetë që del si rezultat i dorëzimit ndaj Zotit. Kurani kërkon që i gjithë njerëzimi duhet të përqafojë selamin që është paqe.

Siç përmendet në Kur’an, një musliman i vërtetë ndjek rrugën e drejtë. Kjo do të thotë se ai ose ajo është i besueshëm, i ndershëm dhe i drejtë, është i qetë, duke përqafuar një mënyrë të moderuar të jetës që nxit marrëdhënie të mira me të gjithë. Nga bekimi i Perëndisë, Profeti pati sukses në krijimin e unitetit në mesin e njerëzve duke vepruar me dhembshuri dhe mëshirë. Thotë i Mëshirshmi : ‘‘Ti ishe i butë ndaj atyre, ngase All-llahu të dhuroi mëshirë, e sikur të ishe i vrazhdë e zemërfortë, ata do shkapërderdheshin prej teje, andaj ti falju atyre dhe kërko ndjesë për ta, e konsultohu me ta në të gjitha çështjet, e kur të vendosësh, atëherë mbështetu në All-llahun, se All-llahu i do ata që mbështeten’’. (Kur’an, 3: 159).

Paqja sociale Në Islam, e drejta për jetën është një vlerë absolute dhe Zoti i gjithësisë tha: ‘‘Për këtë (shkak të atij krimi) Ne u shpallëm (ligj) Beni Israilëve se kush mbyt një njeri (pa të drejtë), pa pas mbytur ai ndonjë tjetër dhe pa pas bërë ai ndonjë shkatërrim në tokë, atëherë (krimi i tij) është si t’i kishte mbytur gjithë njerëzit. E kush e ngjall (bëhet shkak që të jetë ai gjallë) është si t’i kishte ngjallur (shpëtuar) të gjithë njerëzit. Atyre (Beni Israilëve) u erdhën të dërguarit Tanë me argumente, mandej edhe pas këtij (vendimi) shumë prej tyre e teprojnë (kalojnë kufijtë në mbytje) në këtë tokë’’. (Kur’an 5:32).

Jeta dhe pasuria Jeta dhe pasuria e të gjithë qytetarëve në një shtet islam konsiderohen të shenjta, nëse një person është musliman apo jo. Islami gjithashtu mbron nderin. Pra në Islam fyerja e të tjerëve ose për të bërë shaka me ta nuk është e lejuar. Profeti Muhamed ka thënë: {Vërtet gjaku juaj, pasuria juaj dhe nderi juaj janë të paprekshme.} Dinjiteti dhe Barazia Të drejtat e njeriut në Islam burojnë nga dy parime themelore: dinjiteti dhe barazia.

Dinjiteti është një e drejtë themelore e çdo qenie njerëzore thjesht për shkak të humanizmit të tij ose të saj. Siç thotë Allahu në Kuran: “Në të vërtet, Ne i kemi nderuar pasardhësit e Ademit ua kemi bërë të mundur që të udhëtojnë në tokë dhe në det; U kemi dhënë ushqime të mira e të lejuara dhe i kemi ngritur lart mbi shumë prej atyre që kemi krijuar “(17:70). Për sa i përket barazisë, Perëndia në mënyrë të qartë deklaron se në sytë e Tij, të vetmit faktorë dalluese midis njerëzve janë punët e drejta dhe devotshmëria: ”O njerëz, Ne ju krijuam juve prej një mashkulli dhe një femre dhe ju bëmë popuj e fise për ju të dini njëri-tjetrin.

Vërtet, më fisniku prej jush tek Allahu është ai që i frikësohet më shumë Atij…. (Kur’an, 49:13) E drejta për të Drejtësi Islami kërkon që myslimanët të kenë karakter të drejtë dhe të mbajnë drejtësi me të gjithë racat njerëzore, pavarësisht etnisë, kombësisë, besimit dhe nëse ata janë një mik apo armik i juaji ju duhet të jeni të drejtë. Zoti thotë në Kuran: “O besimtarë, Bëhuni të qëndrueshëm në urdhrat e Allahut dhe dëshmoni me drejtësi, Le të mos ju nxisë urrejtja ndaj njerëzve për të bërë padrejtësi.

Bëhuni të drejtë se kjo është më afër devotshmërisë…”(5: 8). P.S Certifikimi nga UNESCO është mirëpritur nga udhëheqësit e botës, për më tepër edhe udhëheqësit fetarë mbarëbotëror. Është raportuar se Dalai Lama ka kërkuar nga fetë e tjera, të mësojnë nga Islami duke bërë përpjekje që t’i kultivojnë këto vlera të cilat i posedon islami.

Ky pritet të jetë kabineti i Joe Biden

Opoja.net

Sot një vjet bota ndryshoi, si u paraqit rasti i parë me Covid-19

Opoja.net

Tragjedia në Zvicër: Vdes 15 vjeçari kosovar, pasi u godit nga treni

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net