Opoja.net

UNICEF ndihma mjekësore në Jemen

Rajoni
UNICEF ndihma mjekësore në Jemen

Fondi i Emergjencës i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) ka dërguar pajisje mjekësore për Jemenin, të cilat tani kanë mbërritur në kryeqytetin Sana, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i UNICEF-it në Jemen, Muhammed el-Esadi në një deklaratë për media tha se dy avionë kargo të cilët mbajnë pajisje mjekësore prej 33 ton kanë arritur në aeroportin ndërkombëtar në Sana.

Esafi bëri të ditur se këto pajisje të cilat do të përdoren për trajtimin e sëmundjes së kolerës, do të dorëzohen në rajonet më të prekura nga kjo epidemi.

Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) që nga 27 prilli e deri më tani në Jemen 1 mijë e 713 persona kanë vdekur nga epidemia e kolerës.

Për shkak të konfliktit në Jemen, që vazhdon për më shumë se dy vite, rreth 3 milionë persona të zhvendosur si rezultat i mungesës së ujit të pastërt të pijshëm dhe mosmbledhjes së mbeturinave, ballafaqohen me rrezikun e sëmundjes së kolerës.

Ky pritet të jetë kabineti i Joe Biden

Opoja.net

Sot një vjet bota ndryshoi, si u paraqit rasti i parë me Covid-19

Opoja.net

Tragjedia në Zvicër: Vdes 15 vjeçari kosovar, pasi u godit nga treni

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net