Opoja.net

UNICEF: Për parandalimin e kolerës në Jemen nevojiten 16 milionë dollarë

Rajoni
UNICEF: Për parandalimin e kolerës në Jemen nevojiten 16 milionë dollarë

Nga Fondi i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF), theksohet se për parandalimin përhapjes së epidemisë së kolerës në Jemen, ka nevojë për fond prej 16 milionë dollarë, raporton Anadolu Agency (AA).

Drejtori rajonal për Lindjen e Mesme dhe Afrikën Veriore i UNICEF-it, Geert Cappaelaere, në ditën e fundit të vizitës së tij në Jemen, tha se “Ka ardhur koha për përfundimin e konflikteve me zgjidhje politike në Jemen.”

Ai më tej duke treguar se UNICEF-i në lidhje me kolerën Jemen ka dorëzuar 40 tonë ndihma, tha se “për parandalimin e përhapjes së epidemisë nevojitet një fond prej 16 milionë dollarë.”

Cappelaere tha se kolera është duke u përhapur në mënyrë të shpejtë në Jemen dhe se gjendja e fëmijëve është e rëndë.

Ai duke u shprehur se vetëm brenda një muaji janë raportuar 70 mijë raste të kolerës dhe se prej këtyre 600 kanë humbur jetën, tha se “Në rast se vazhdon të përhapet kolera në këtë mënyrë, brenda dy javëve të ardhshme 130 mijë persona mund të jenë të dyshuar me diagnozë të kolerës.”

Cappelaere gjithashtu tregoi se në vizitën e tij në një spital në Jemen ka patur mundësinë që të shikoj nga afër gjendjen e fëmijëve të infektuar me kolerë. Ai ka shtuar se fëmijët janë duke humbur jetën nga një sëmundje që mund të trajtohet shumë lehtë, për shkak të pamundësive financiare të familjeve.

Rreth tre milionë njerëz janë shpërngulur si pasojë e luftimeve që vazhdojnë në Jemen prej më shumë se dy vitesh, ku çdo ditë ballafaqohen me rrezikun e infektimit nga kolera si rezultat i mungesës së ujit të pastër për pije dhe grumbullimit të mbeturinave.

Ky pritet të jetë kabineti i Joe Biden

Opoja.net

Sot një vjet bota ndryshoi, si u paraqit rasti i parë me Covid-19

Opoja.net

Tragjedia në Zvicër: Vdes 15 vjeçari kosovar, pasi u godit nga treni

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net