Opoja.net

Unitedi ka arritur të kualifikohet në finale të FA Cup

Sport
Unitedi ka arritur të kualifikohet në finale të FA Cup

Manchester Unitedi ka arritur të kualifikohet në finale të FA Cup, pasi arriti që të mposhtë Evertonin.

Në ndeshjen e zhvilluar në Ëembley skuadra e Louis van Gaalit u tregua më efikase, duke fituar me rezultat prej 1 me 2, raporton Koha.net.

Fellaini së pari kaloi Unitedin në epërsi kur po zhvillohej minuta e 34. Për golin e tij asistoi Martial.

Evertoni pati rastin të barazojë shifrat kur nga pika e bardhë, në minutën e 57, i pasaktë u tregua belgu Lukaku.

Atë që nuk arriti të bëjë Lukaku e bëri vet mbrojtësi i Unitedit, Smalling, i cili shënoi në portën e ekipit të tij në minutën e 75.

Kur u mendua se takimi do të shkonte në vazhdime, talenti francez Anthony Martial i siguroi Unitedit kualifikimin në finale të FA Cup duke shënuar në minutën e 90 +3.

Kjo është finalja e parë për Unitedin në këtë garë që nga viti 2007.

Nuk këndellet Arsenali, mundet edhe nga Wolves

Kushtrim Guraj

Me një super-organizim të apasionuarit e veturave festojnë “28 Nëntorin”, në Dragash

Opoja.net

Barcelona e feston ditëlindjen e 121-të me fitore madhështore kundër Osasunës

Kushtrim Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net