Opoja.net

Universiteti i Prizrenit në hall me policinë

Kosova
Universiteti i Prizrenit në hall me policinë

Rektori i Universitetit të Prizrenit (UPz), Ramë Vataj i cili ka mbushur gjysmën e mandatit në krye të këtij institucioni të lartë arsimor, thotë se ka përmbushur një pjesë të planit strategjik që e kishte paraqitur në fillim të mandatit.

Ai thotë se UPz-ja aktualisht përballet me mungesë drastike të stafit akademik të rregullt.

“Unë i kam hapur tri konkurse të rregullta që t’i plotësojmë vendet, por me statut dhe ligje nuk kemi mundur t’i rekrutojmë as 40 % të stafit që kemi kërkuar”, ka thënë Vataj në emisionin “Kontakt” me Valdrin Krasniqin në Tribuna Channel.

Ai thotë se shumica e aplikantëve nuk i kanë përmbushur kriteret për të qenë pjesë e stafit akademik e disa prej tyre i ishin drejtuar më pas organeve të rendit dhe të drejtësisë duke pretenduar se u është bërë e padrejtë, për çka Vataj thotë se ka pasur edhe vizita të shpeshta të Njësitit të Krimeve Ekonomike në këtë universitet.

Këto bastisje e kanë shqetësuar rektorin Vataj i cili është ankuar madje edhe te Prokuroria në Prizren.

Vataj në “Kontakt” flet gjerësisht për punën që bëhet në UPz./Indeksonline/

Qeveria merr vendim që me këtë datë të mbyllen shkollat

Opoja.net

Nuk ka vendim të ri të Qeverisë për masat anti-covid

Opoja.net

Hoti takohet me Zemaj për të vendosur rreth masave të reja

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net