Opoja.net

Universiteti i Prizrenit pranon 1 mijë e 330 studentë të ri

Kosova
Universiteti i Prizrenit pranon 1 mijë e 330 studentë të ri

Universiteti i Prizrenit “Ukshin Hoti” sivjet do të hapë konkurs për pranimin e 1 mijë e 330 studentëve për vitin akademik 2016/2017

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, ka aprovuar numrin e studentëve të rinj, të cilët do të pranohen në programet e akredituara të nivelit bachelor në universitetet publike të Kosovës.

Numri i studentëve që do të pranohen në shtatë universitetet publike të vendit për vitin akademik 2016/2017 është 15 mijë e 487, ndërsa shtesë e këtij numri do të jetë edhe kuota prej 12 përqindësh për studentët e komuniteteve joshumicë dhe në disa universitete do të ketë edhe kuota për kandidatët e viseve tjera shqiptare (Shqipëri, Luginë e Preshevës, Maqedoni, Mal i Zi), si dhe për familjarë të ngushtë të dëshmorëve të Kosovës.

Në Universitetin e Prizrenit “Ukshin Hoti” do të pranohen 1 mijë e 330 studentë, përderisa pjesa e tjetër do të kenë mundësi të regjistrohen në njërin nga gjashtë universitetet publike tjera që i ka Kosova, në qytete të ndryshme.

Hoti paralajmëron se mund të ketë masa edhe më të ashpra në fund të javës

Opoja.net

111 persona të moshuar në Kosovë janë pa përkujdesje familjare

Opoja.net

Sa shtetas të Kosovës jetojnë në Gjermani

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net