Universiteti “Ukshin Hoti” arrin marrëveshje me koordinatorin nacional për Kulturë, Rini e Sport në Qeverinë e Kosovës

Opoja.net Opoja.net Kultura

Përmes një njoftimi shpërndarë medieve, Universiteti i Prizrenit njofton se U.d. Rektor në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, Ismet Temaj, ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me Rexhep Hotin, koordinator nacional në Qeverinë e Kosovës për Kulturë, Rini e Sport.

Marrëveshje ka për qëllim avancimin e pozitës dhe përforcimin e kapaciteteve intelektuale së studentëve në kreativitet kulturor, mendim kritik dhe sport si dhe promovimin e bashkëpunimit të ndërsjellë në fusha të interesit të përbashkët të të dyja palëve.

Përfaqësuesit e të dy institucioneve e vlerësuan lartë arritjen e kësaj marrëveshje dhe u zotuan se do të përkushtohen në arritjen e objektivave. /www.tvprizreni.info/

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-