Opoja.net

Ura e Marashit pritet të sanohet brenda 1 muaji, qytetarët ankohen pse u neglizhua kaq gjatë

Kosova
Ura e Marashit pritet të sanohet brenda 1 muaji, qytetarët ankohen pse u neglizhua kaq gjatë

Ura e Marashit , është një ndër më të vjetrat që gjendet në lagjen e vjetër të qytetit të Prizrenit. Vizitorë të shumtë e frekuentojnë këtë pjesë dhe hasin në këtë pamje aspak të këndshme. Ajo gjatë kohës sa e mban mend Adem Aliu është restauruar 3 herë . Por tani qyteti ka shumë turistë dhe kjo pamje është e rëndë thotë ai .

“Po vijnë turistët e shohin në këtë gjendje nuk është në rregull për mendimin tim”, thotë Adem Aliu.”

“Këto arrnat për skej japin një pamje trishtuese, nuk e meriton ky vend këtë, meriton diçka ma bukur diçka ma mirë por nuk e di pse e kanë lënë anash”, thotë Nuridin Kuteli

Është bërë kohë e gjatë që kjo urë është në këtë gjendje . Duke qenë zonë që frekuentohet nga të gjitha moshat , paraqet rrezik thonë banorët.

Ndërsa drejtori i drejtorisë së shërbimeve publike tha se , nga vlerësimi i ekspertëve është parë e nevojshme riprojektimi i urës.

“Ai projekt i asaj ure në bashkëpunim me QRKT-në ka marr format e veta finale dhe me pëlqim të kryetarit ka shkuar në proqes të prokurimit, respektivisht tenderimit për përzgjedhesin e kryersit të punimeve.”

Sipas Krasniqit pas përzgjedhjes së operatorit , ura do të rregullohet brenda 1 muaji.

“Unë mendoj që brenda një muaji duhet me përfundu.”

Në gjendje aspak të mirë nuk është as ura e “ Gani Tadës” , por drejtori Krasniqi tha se në një projekt të komunës është paraparë rregullimi i tyre , ndërsa projeksionet buxhetore do ti bartë drejtoria e turizmit , e drejtoresha e këtij dikasteri nuk pati disponimin të përgjigjet për pasqyrën që jepin këto ura tek vizitorët ./prizreni.tv/

“Situata e bizneseve nuk është e mirë si pasojë e pandemisë”

Kushtrim Guraj

Spitalet në Kosovë mbushen me pacientë, cilat janë përgatitjet nëse përkeqësohet situata?

Opoja.net

Pandemia mund të ndalet nëse të paktën 70 për qind e njerëzve i bartin maskat në publik

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net