Opoja.net

Vala e dytë e Covid-it do të vijë kur temperaturat të bien në 4 gradë

Shëndeti
Vala e dytë e Covid-it do të vijë kur temperaturat të bien në 4 gradë

Koronavirusi pritet të jetë i rrezikshëm edhe në vjeshtë e dimër.

Rritja e numrit të të infektuarve ka shtuar frikën e rikthimit të një vale të dytë të Covid-19.

Sipas ekspertëve britanikë të shëndetësisë, vala e dytë e koronavirusit do të mbërrijë kur temperaturat të bien në 4 gradë Celsius në dimër.

Ato shtojnë se një gjë e tillë mund të çojë në një mbyllje të dytë të vendit, e kjo në kohën kur ekonomia e goditur rëndë prej pandemisë sapo ka nisur të marrë veten.

Sipas tyre besohet gjerësisht që virusit i “pëlqen” temperatura 4 gradë Celsius, e kjo mund të shpjegojë përhapjen e shpejtë të tij në shkurt e mars.

“Për momentin mund ta kalojmë më lehtë se është verë. Por është e rëndësishme që njerëzit të përgatiten për sfidat që do të sjellë dimri”, – u shpreh një anëtar i grupit Këshillimor Shkencor për Emergjencat në Britania.

Loading...

Mos i humb

Vëmendje: Kjo është simptoma më e re e koronavirusit, po shfaqet te shumë pacientë

Kushtrim Guraj

Gjatë kohës së pandemisë, sa është e sigurt dalja në zyrë

Kushtrim Guraj

Lemza e vazhdueshme mund të jetë simptomë e re e coronavirusit, paralajmërojnë mjekët

Kushtrim Guraj

Shkencëtarët zbulojnë pikën e dobët e coronavirusit

Kushtrim Guraj

Studimi i ri: Ftohja e zakonshme mund të forcojë imunitetin kundër koronavirusit

Kushtrim Guraj

Zbulim i ri, këto janë simptomat pas shërimit nga koronavirusi

Kushtrim Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net